• |
ide | kryesore

Libri/Një radiografi e pushtetit kleptokrat të Erdoganit që na ngjason kaq shumë

-Instant, Arkiva, Kryesore

Një portret i regjimit të Erdoganit dhe i njeriut që e ngriti atë. Ai nuk është një autokrat, as thjeshtë një illiberal siç jemi mësuar ti etiketojmë se fundi disa regjime. Në një libër të dalë së këto ditë në Francë, “Anti demokratët e shekullit XXI”, Hamit Bozarslan, sociolog dhe historian në Shkollën e Studimeve të Larta për shkenca sociale, e rendit liderin turk mes tre personazheve që po ndërtojnë një alternativë kundër demokracisë. Së bashku me Putinin dhe regjimin Iranian, ata po ndërtojnë një model që nuk do të jetë pa pasoja edhe nddërkomtarisht dhe që do të ndikojë edhe mbi sistemet tona politike, thotë autori.


Hamit Bozarslan | EHESS

Lart libri dhe fotoja e autorit Hamit Bozarslan

Me rastin e daljes së librit të tij, Hamit Bozarslan, i ka dhënë një intervistë gazetës Liberation. Lapsi.al e ka lexuar atë dhe po rimer temat kryesore të portretizimit që i bëhet regjimit të Rexhep Taip Erdoganit, për arsye se edhe ne si shqiptarë, jemi shumë të afërt me të, jo vetëm gjeografikisht.
Një nga karakteristikat e regjimit të Erdoganit është se ndryshe nga diktarurat totalitare të shekullit të shkuar ai e pranon opozitën si fasadë. Por ai vë një vijë të thellë ndarëse midis miqve dhe armiqve. “Opozita sado e dobët lejohet të marri pjesë në zgjedhje, por asaj i mvishet kostumi i tradhëtarit” thotë autori.

Lexo me tej:

Ish aleati dhe kryeministri i tij, bën radiografinë e pushtetit të korruptuar të Erdoganit

Një ide tjetër e Hamit Bozarslan është se Erdogani kërkon të qeverisë përmes një krize të përhershme. “Roli i kësaj krize është të shkatërrojë lidhjet reale politike me shoqërinë dhe ta paraqesë liderin si busullën e vetme…Pushteti zhvillon gjithashtu edhe një lloj dimensioni baritor. Babai i kombit ka detyrën e bariut që kujdeset për tufën, por në këmbim tufa duhet të mbyllë sytë dhe të ecë pa kundërshtim në rrugën që i tregohet” shkruan ai.

Ekonomikisht, ajo me të cilën na është vrarë veshi edhe ne, përngjan frikshëm.

‘Raportet ekonomike klasore shkojnë gjithmonë në favor të një pakice kleptokratësh të përbërë prej arrivistësh. Në Turqi pothuajse të gjitha punët publike i marrin vetëm pesë ndërtues të mëdhenj…” thotë Bozarslan, i cili reket të shpjegojë edhe kontradiktën në mes kësaj kleptokracie dhe mungesës së revoltës të atyre që e pësojnë prej saj. “Kjo kleptokraci fillimisht e forcon pushtetin se të ardhurat që qarkullojnë janë të shumta. Funksionimi i saj është i thjeshjtë. Ata fusin për vete në xhepa miliardat që u jep shteti dhe shpërndajnë thërrime për bamirësi. Natyrisht këto të fundit nuk e zbusin varfërinë, por ato shërbejnë për ti dhënë pushtetit një aureolë legjitimiteti. Për pasojë edhe kur shpërthejnë skandale të mëdha korrupsioni, ato trajtohen pa u kapur me thelbin, por si tema të kronikës së zezë, pra si një çështje që i përket vetëm një pakice të vogël të privilegjuarish”.

Por thotë Hamit Bozarslan, ka dhe raste kur këto lidhje kleptokratike shndërrohen në burim dobësie. Ai përmend rastin e mafiozit turk Sedat Peker, që po i dëshmon botës me video të gjitha horllëqet e regjimit të Erdoganit.

Rrëfimet video të mafiozit që po trondit shtetin e Erdoganit

Një karakteristikë tjetër është ajo se elita e dikurshme është zëvendësuar nga një kastë oportunistësh e cila është shtrirë edhe në media edhe në universitete, pas spastrimeve të mëdha që pasuan grushtin e shtetit në 2016. “Kjo elitë oportunistësh nuk krijohet si rezultat i një përqafimi spontan të kauzave të regjimit, këta njerëz kanë qenë më parë shumë larg ideve të liderëve islamo konservatorë të partisë së Erdoganit. Më parë ata ishin kemalistë dhe laikë…Ata janë intelektualë faustianë dhe të pandershëm që përkulen përpara ekzigjencave kontradiktore të regjimit”.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Këto janë pra disa nga tiparet e një regjimi që sipas autorit po përvijohet si një anti model i demokracisë në shekullin që sapo kemi hyrë. Ato lidhen me një lider të fortë që sillet si bari me popullin kope, qe e qeveris atë përmes parave publike që i shpërndan në mënyrë kleptokratrtike tek disa biznesmenë të zgjedhur, që e pranon në zgjedhje opozitën fasadë duke e trajtuar si armike dhe tradhëtare dhe që korrupton duke e bërë të kthejë fletën elitën oportuniste intelektuale.

Andi Bushati: Edhe në BE do na fusë Erdogani
Duke lexuar këtë portret që Hamit Bozarslan, i bën Erdoganit, si një prej tre antidemokratëve të shekullit XXI, ne e kemi më të lehtë jo vetëm të njohim “vëllain” dhe partnerin tonë strategjik, por njëkohësisht të kuptojmë më mirë dhe veten.

©Lapsi.al

5 Comments

    1. Nuk e ofendon i dhjeri te dhjerin per eren e keqe , gjithsesi muti mut ngelet ne çdo gjuhe qe te flitet e ne çdo vend qe te shkosh .

  1. Fillimisht gaboheni totalisht kur beni paralelizem ndermjet Erdoganit prijesit te kombit turk dhe ketij armiku te kombit te vet, antishqiptarit Edvin Kristaqiu. Erdoganin e mbron populli i vet, nga grushtet dhe pucet e Soros, SHBA, BE e dreqer e shejtane ku jane e ku s’jane, Edvin Kristaqiun e mbron Soros, SHBA, BE nga hakmarrja dhe zemerimi i shqiptareve. Erdogani e forcoi kombin dhe shtetin e tij, Edvin Kristaqiu, po e vjedh, po shfaros, po e zhduk, po e dobeson perdite kombin shqiptar.
    “Kur te shane armiku, mospyet po vazhdo drejt se je ne rruge te drejte”, ka thene Eskili, keshtu dhe kjo puna e Erdoganit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu