• |
ide | kryesore

Miell misri për djegien nga dielli/ Si ta realizoni në kushte shtëpie

-Instant, Stil



Me gjithë kujdesin e treguar për lëkurën, ditët e nxehta në diell mund të jenë të dëmshme për lëkurën. Djegiet ndonjëherë janë të pashmangshme dhe kremrat dalin jashtë funksionit. Por një zgjidhje mund ta gjesh.

Për lëkurën e djegur që ka filluar të ripet, sekreti është scrub-i. Nëse produktet kozmetike i ke provuar dhe nuk ke marrë gjithmonë rezultatin që do, atëherë provo një përzierje më të thjeshtë.

Çfarë të duhet?

2 lugë gjelle miell misri

1 filxhan kafe ujë

Përzieji bashkë të dy përbërësit në një enë të vogël derisa të kesh përfituar një masë homogjene jo shumë të lëngshme (një lloj paste). Fillo aplikimin në zonat ku të është djegur lëkura duke masazhuar me butësi me mollëzat e gishtave pa shkaktuar dhimbje në lëkurë. Lëre të veprojë për disa minuta në mënyrë që të qetësohet djegia.

Pas 10 minutash, shpëlaje me ujë të vakët. Përdore trajtimin në mënyrë të rregullt derisa lëkura të ketë fituar shkëlqimin e mëparshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *