• |
ide | kryesore

Neymar, akord me Barcelonën: shifrat e ‘pajtimit’ nuk bëhen të ditura nga klubi

-Instant, Sport



Barcelona e Neymar është një dyshe ku cështjet që i lidhin palët nuk kanë të bëjnë vetëm me merkaton. Kështu, është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe yllit brazilian Neymar për të mbyllur mosmarrëveshjet e tyre “miqësisht”. Kjo u njoftua nga klubi katalanas, pa zbuluar vlerën e operacionit. Ka patur në fakt disa mosmarrëveshje mes klubit spanjoll dhe lojtarit rreth bonusit të zgjatjes së kontratës të premtuar për “O’Ney” nga Barça para transferimit të tij rekord te PSG në 2017 për 222 milion euro.

Cështja rrezikoi të shkonte deri në Gjykatë, por situate ndryshoi kur numri 10 i Selecaos shprehu hapur dëshirën për tu kthyer në Katalonjë. Në atë moment, aspekti financiar kaloi në plan të dytë për brazilianin, ndërsa për klubin ishte një assist për të kërkuar ndërprerjen e cështjes. E megjithatë, vetëm tani, kur Neymar ka pranuar se do të vazhdojë të qendrojë me PSG dhe se ndihet i lumtur nën Kullën Eiffel, braziliani dhe klubi kanë gjetur akordin për ta zgjidhur miqësisht cështjen, edhe pse për momentin nuk janë dhënë detaje për operacionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *