• |
ide | kryesore

Petro Koçi në SPAK/ Në PS pllakos heshtja për nënshtrimin e Fierit nga krimi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ende pa u tharë boja mbi procesverbalet e rezultatit të 25 Prillit, Petro Koçi ka trazuar ujërat e Partisë Socialiste njësoj si në kohët e vjetra, kur deputetët e saj akuzonin njëri-tjetrin për lidhje me krimin dhe korrupsion me fondet publike. Denoncimi është edhe një dëshmi e rëndë, përderisa vjen nga një nje personazh i brendshëm i grupimit politik, që pranon se “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike” në Fier dhe se “protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike”.

Koçi pranon se krimi ia del të përfitojë paratë e taksave në Fier, ose përmes “lidhjeve të titullarëve të institucioneve me krimin”, ose përmes “kërcënimit të zyrtarëve”.

“Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar” e mbyll mesazhin deputeti socialist, për ta vazhduar më tej nëpër studiot televizive.

Deklaratat e këtij lloji do të ndiznin një alarm në çdo organizatë politike, për sa kohë artikulohen nga një deputet, njëkohësisht kryetar i partisë në Fier. Por organizata reagoi sikur të mos ishte e një natyre politike. Mbi temat e nxehta që hapi Petro Koçi, në PS pllakosi heshtja.

I betuar për drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit në mandatin e tretë, edhe kryesocialisti Edi Rama heshti, me gjithë thirrjen e fortë që zbulon një qytet të nënshtruar ndaj krimit.

Ndërkohë deputeti i zgjedhur e vazhdoi edhe më tej denoncimin e tij në studiot televizive duke kërkuar lëvizjen e SPAK për situatën në Fier. Në një intervistë në News24, Koçi u shpreh: “Jam në një linjë me Kryeministrin ndaj korrupsionit dhe duke pasur parasysh dhe nivelin vendor, pasi jam kryetar i PS-së në Fier. Sa u përket fenomeneve që SPAK po godet, ndodhin edhe atje”.

Lexo edhe: “Fieri i kapur nga mafia”, SPAK vihet në lëvizje nga deklaratat e Petro Koçit

Lexo edhe: Ish-drejtori i Albpetrol fiton dëmshpërblim rekord prej 49 milion lekësh

Lexo edhe: Petro Koçi “godet” Armando Subashin: SPAK të ndërhyjë, trafikantët e drogës fitojnë tenderat në Fier

Koçi nuk flet me emra konkretë. I vetmi rast që ka përmendur ai është dëmshpërblimi për një ish drejtor të shkarkuar nga Albpetrol. Bëhet fjalë për një rast të raportuar në media, kur Marius Isufaj, kushëri me Arben Isufajn, i njohur ndryshe si “Ben Qimja” në Fier, mori 500 milion lekë të vjetra shpërblim nga gjykata, sepse e kishin hequr pa të drejtë nga puna. “Unë si politikan denoncoj fenomenin, jo emrat konkretë” thotë Koçi.

Sulmet nga poshtë në PS për Petro Koçin

Për kontrollin e financave publike nga krimi në Fier nuk guxon të flasë asnjë nga drejtuesit lokalë të PS. Por socialistët atje janë përfshirë në një debat tjetër, atë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Si kryetar i emëruar i PS-së së Fierit, Koçi ka thirrur pak kohë më parë drejtuesit socialistë në qarqe për analizën, por shumë prej tyre e kanë shpërfillur.

Pas kësaj, ai botoi një analizë paraprake, ku kritikoi për rezultatin disa prej drejtuesit e institucioneve vendore, si hipoteka dhe Drejtoria Arsimore. “Administrata me performancen e saj nuk ndihmoi. Nderkohe imazhi i saj ne disa sektore si kadastra apo arsimi kishin vleresim negativ, duke u kthyer ne kosto politike per PS” shkruajti Koçi.

Përgjigjia i erdhi menjëherë nga ish drejtuesi i Hipotekës së Fierit Ervin Bushi “Më vjen keq kur tjera qëndrime mban në zyrë të Kryetarit të Ps Fier dhe tjera qëndrime shfaq në media e rrjete sociale! Kjo realisht lë shumë për të dëshiruar! Është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga Fierakët Socialistë!”

Edhe kreu i njësisë nr.2 në Fier, Fatjon Elezaj iu përgjigj me të njëjtën mënyrë. “PS e sotme nuk është ps e kpd- ve të 2000 -it ku një takim pështyheshin e lëpiheshin sipas interesit të tyre personal duke e nxjerrë PS në opozitë në 2005.”.

Për kapjen e financave publike nga krimi nuk ka asnjë fjalë. Gjithsesi mbetet fakti që Petro Koçi ka hapur dy debate paralelisht: i pari për nënshtrimin e qytetit nga krimi dhe i dyti për analizën e rezultatit të PS-së në Fier.

Në zgjedhjet e fundit si deputet, Koçi fitoi 3233 vota duke u renditur nga fundi i listës fituese për qarkun e Fierit. Listën e kryeson Erion Braçe me 15.622 vota i pasuar nga deputeti i dorëhequr tashmë Gramoz Ruçi me 10.292 vota. Në shtator, do të zhvillohet analiza konkrete dhe e detajuar për PS-në në të gjitha qarqet pritet të fillojë në muajin Shtator përmes ngritjes së një komisioni të posaçëm.

Prapaskenat sipas PD-së

Në PD fërkuan duart, kur panë se socialistët kanë shpërthyer në akuza të rënda mes njëri-tjetrit. Deputeti Luan Baçi tha se i mbështeste të gjitha ato që thoshte Petro Koçi duke e nxitur të denoncojë akoma më shumë. Berisha në anën tjetër, iu referua qytetarit dixhital për të shpjeguar atë që po ndodhte.

Në një denoncim të publikuar nga Berisha në rrjetet socialiste, thuhet se ajo që po ndodh në të vërtetë brenda PS-së në Fier është një sherr i nisur për 200 mijë euro mes Koçit dhe ish-drejtorit të Kadastrës Ervin Bushi.

Sipas denoncuesit, në Fier ka shkuar dhe vetë Taulant Balla për të zgjidhur këtë konflikt, por ai ka mbajtur anën e Bushit dhe për pasojë, Koçi ka nisur edhe sulmet drejt Subashit.  “200 000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin! Lexoni denoncimin e socialistit dixhital! Sb Jam nje socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier. Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha skam Pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek kadastra. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit. Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe Ia kane nisur Edi Rames. Edhe subashin e sulmon ngaqe subashi nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek. Bushi i tha publikialsht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro” shkruajti Berisha.©Lapsi.al



10 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA DHE BLEDI MANE PO PUTHEN NE PLAZH TE DURRESIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KA***N BE BYTH PERTO KOQES FRROK CUPIT EDI RAMES DHE LAL DHJERIT

  2. Spaku nje flluske sapuni qe merret me varikarsa. Ka patur edhe nje denoncim per doganat per gent gazhelin me shoke por askush nuk e vuri ujin ne zjarr. Pseeeeeee sepse rama ndan llokmat me gazhel kurven dhe me gjase qihen ne bythe bashke.

  3. God bless America! Pd si parti fashiste qe eshte te dale jashte ligjit , Lulzim Basha ,Sali Berisha dhe sherbetoret e tyre ne burg.
    God bless America!

  4. Vertet besoni qe Aspaku do te denoje djemte e baba Ramiut,me gjithate degjojeni Petro Koqin se ai nuk ha mut kot.Kesaj i bie qe ti vesh babait dhe ti ankohesh per djemte qe te kane rahur,dava vari ka… pune ridhjerje.

  5. Sa per te terhequr vemendjen ne keto dite vape. Do nxjerrin ndonje vari k andej nga Fr si perfitues i madh. Skenar si c do gje ne atdheun tone te dashur. Ne spektatoret keta tallsit e ……

  6. Gjërat duken qartë,përse të vijmë vërdallë?
    Rama,Braçe dhe së fundi Petro filluan të bëjnë Opozitën në Shqipëri!
    Një ditë bëjnë pushtetarin,një ditë Opozitën….kështu popull mavria hutohet edhe më shumë…
    Sa për Lulin dhe PD……kanë vdekur!
    Kush nuk e shikon këtë ,ka vdekur gjithashtu….
    Vemë bast që në zgjedhjet që vijnë PD,do përfundojë si PBDNJ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *