• |
ide | kryesore

Petro Koçi paraqitet në SPAK pas denoncimit për abuzimet me tenderat në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshminë e tij lidhur me pretendimet që ka ngritur disa ditë më parë. SPAK e ka thirrur deputetin e zgjedhur, pas një statusi publikuar prej tij në rrjetet sociale pak ditë më parë, ndërsa kërkonte hetim mbi financat publike në Fier, që sipas Koçit ishin në duart e trafikantëve.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të Koçit, i cili shkruante se tenderat në Fier po fitohen nga trafikantët.

Deklarata e Koçit bërë pak ditë më parë në faqen e tij të “Facebook”:

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.

Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *