• |
ide | kryesore

Rakacolli tregon se çfarë do të ndodhë me shkollat në shtator

-Instant, Lajme, Të fundit



Ekspertët e Komitetit Teknik folën sot për mbërritjen e variantit Delta të koronavirusit në vendin tonë.

Të pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me shkollat në shtator, referuar përhapjes së variantit Delta, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se gjithçka do të shihet në varësi të situatës, por sipas saj, situata nuk është më e rrezikuar se kur nuk kishte nisur vaksinimi.

Albana Fico: Vaksinat që kanë ardhur në Shqipëri janë vaksina që përdoren në të katër anët e botës. Vaksinat e përdorura te ne janë vaksina që kanë kaluar filtrat e organeve rregullatorë ndërkombëtare, si EMA apo OBSH. E rëndësishme është se kemi vaksina anti-Covid. Historia e vaksinimit masiv në Shqipëri fillon më 28 mars.

Pyetje: Si do të trajtohen të infektuarit me Delta dhe çfarë do të bëhet me shkollat?

Mjeku epidemiolog, Dhimitër Kraja: Mënyra si virusi dëmton trupin, nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetëm pjesa e jashtme. Nëse literatura botërore, nëse spitalet më të mira të botës, do të kenë modifikime të skemave apo të medikamenteve, sigurisht që do t’i përgjigjemi dhe ne në mënyrë korrekte e të saktë.

 

 

Mira Rakacolli: Nëse do të vazhdojmë me një situatë të tillë si sot, nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë. Nuk është njësoj situata si më parë, sepse më parë arsimtarët i kishim të pavaksinuar. Tashmë arsimtarët janë vaksinuar dhe shumica e prindërve apo gjyshërve të fëmijëve janë vaksinuar. Megjithatë, do të shikojmë si do të jetë situata epidemiologjike dhe në varësi të saj do të merret edhe vendimi për shkollat.

Pyetje: Sa prej të infektuarve me Delta kanë qenë turistë, ku karantinohen, kush e mbulon trajtimin e tyre?
Silva Bino: Ne kemi dy raste nga Mbretëria e Bashkuar, dy nga Gjermania, një nga Çekia, Spanja, Maqedonia dhe Pakistani. Nga këto vende janë identifikuar rastet me variantin Delta.

Albana Fico: 38% të rasteve e kemi nga ky grupim, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë lidhje me udhëtimet jashtë vendit, por janë në Shqipëri. Pra, 62% e kemi brenda vendit, ndaj dhe është e domosdoshme të theksojmë se masat duhet të rimerren me shumë seriozitet.



3 Comments

  1. Kur u futem ne Shqiperi, policet e doganes na thane “maskat nuk mbahen ne Shqiperi”! Cilet te besojme?
    Trajnoni dhe informoni policet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *