• |
ide | kryesore

Rrahmani e ka harruar Veronën e përcakton objektivët e Napolit: “Duam Europa League”

-Instant, Sport



“Napoli-Verona? Futbolli është një profesion që nuk të lejon të mendosh për të kaluarën. Duhet të harrojmë menjëherë në mënyrë që të mendojmë për të ardhmen. Ishin ditë shumë të vështira për të gjithë, ne kishim bërë një mrekulli për të shkuar në Champions”. Në këtë mënyrë, Amir Rrahmani, mbrojtësi qendror i Napolit, në një intervistë për Radio Kiss ka kujtuar traumën e pësuar për daljen nga zona që të con në kompeticionin më të rëndësishëm Europian në javën e fundit të kampionatit.

“Në muajt e parë të sezonit nuk kemi bërë shumë mirë – ka thënë kosovari – pastaj ndryshuam gjithcka në gjysmën e dytë të vitit. Europa League? Është objektivi ynë ashtu si kampionati dhe Kupa e Italisë. Ne gjithmonë luajmë për të fituar. Në këto dhjetë ditë ne kemi punuar mirë – shpjegon Rrahmani -, gjithmonë kemi pasur pothuajse seanca të dyfishta dhe ishte pak e vështirë, por trajneri e donte kështu”, ka analizuar ish-lojtari i Partizanit.

Kosovari është ndalur të flasë edhe për trajnerin e ri, Luciano Spalletti: “E dimë tashmë si dëshiron ai që ne të luajmë në mbrojtje dhe ende duhet të përmirësohemi. Unë nuk ju premtoj asgjë tifozëve, thjesht them se ne kemi bërë më të mirën dhe jam i sigurt se do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Futbolli është jeta jonë dhe shpresojmë që ata të jenë në anën tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *