• |
ide | kryesore

Tentoi të vrasë një person, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë vënë në pranga 32-vjeçarin R.Sh alias J.O.., banues në Vlorë.

Sipas policisë 32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprat penale  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

32-vjeçari pas një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri 38-vjeçarin B.A., ngjarje për të cilën është arrestuar edhe një  47-vjeçar me iniciale K.M., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu bëhet me diej se ngjarja ka ndodhur më datë 13.12.2020, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, për veprat penale  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin R. SH alias J. O., banues në Vlorë.

Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *