• |
ide | kryesore

Tokio 2020, Doncic një ‘përbindësh’: 48 pikë për Slloveninë, vetëm Oscar ka bërë më mirë në Olimpiadë

-Instant, Sport



48 pikë gjithsej, 11 rebound (3 në sulm), 3 blloqe, 18/29 nga fusha prej të cilave 6/14 për tre pikë dhe 6/7 në të gjuajtjet e lira në 31 minuta, për një performancë që Manu Ginobili madje e konsideroi pa mëdyshje të përbindshme. Sllovenia debutoi për herë të parë në historinë e saj në turneun Olimpik të basketbollit dhe është futur direkt në legjendë falë një Luka Doncic madhështor. Qendra e Dallas Mavericks në NBA, udhëhoqi ekipin e tij kombëtar në fitoren ndaj Argjentinës 118-110, por janë shifrat ato që bëjnë përshtypje:

Doncic në këtë mënyrë ka barazuar performancën e dytë më të mirë ndonjëherë në Lojërat Olimpike (Ed Palubinskas në 1976 me Australinë), duke përfunduar pas vetëm Oscar Schmidt (55 pikë me Brazilin në Seul 1988). Me një performancë të tillë dhe një fitore kaq bindëse, Sllovenia bëhet një nga kandidatët kryesorë për një medalje, duke marrë parasysh forcën e një skuadre që po mbretëron në Evropë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *