• |
ide | kryesore

Tragjedia shqiptare/ Gazeta kroate: Shoferi i lodhur i çoi drejt vdekjes në vend të atdheut

-Instant, Lajme, Të fundit



Gazeta më e madhe kroate është hapur me lajmin tragjik të vdekjes së 10 pasagjerëve nga Kosova, të cilët do të shkonin drejt vendlindjes. “Shoferi i lodhur i çoi në vdekje në vend të atdheut” është titulli që gazeta ka zgjedhur për të vendosur në faqe të parë. Aksidenti i shoi jetën 10 shqiptarëve të Kosovës, të cilët po ktheheshin nga Gjermania te të afërmit e tyre për të kaluar pushimet, por rrugëtimi u pre në mes.

Autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë humbi kontrollin një ditë më parë, pasi shoferi ishte i përgjumur. Sipas Drejtoreshës së Institutit të Mjekësisë Urgjente, Maja Grba Bujeviq 42 persona ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *