• |
ide | kryesore

Valixhe e braktisur në trotuar/ Alarmohet policia, njoftohen forcat xheniere

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një valixhe e braktisur ka alarmuar policinë e Tiranës. Sipas bluve të kryeqytetit valixhja është konstatuar në një trotuar në rrugën “Sulejman Delvina”.

Menjëherë është vendosur perimetri i sigurisë dhe janë njoftuar forcat xheniere, për të bërë shpërthimin e kontrolluar.

“Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjëherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcave xheniere për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *