• |
ide | kryesore

Varane është mbrojtësi i ri i United: kontratë 5 vjeçare për 12 milionë në sezon

-Instant, Sport



Raphael Varane do të jetë një lojtar i ri i Manchester United. Sot Djajtë e Kuq kanë arritur një marrëveshje me Real Madrid, klubi me të cilin mbrojtësi francez ka luajtur që nga viti 2011. Pas 10 sezonesh në radhët e merengues, pra, aventura spanjolle e kampionit të botës përfundon këtu.

Bisedimet mes anglezëv dhe klubit madrilen u intensifikuan në orët e fundit. Varane do të mbërrijë në Premier League për 50 milion euro plus bonuse, të lidhura me arritjen e disa kushteve. Një shifër larg 80 që Real Madrid kishte në mendje, me klubin spanjoll që duhej të përshtatet me situatën financiare të merkatos.

Sa i përket marrëveshjes me lojtarin, kjo u arrit në bazë të një kontrate pesë-vjeçare prej 12 milion eurosh në sezon. Një shifër që lojtari, në diskutimet e tij në lidhje me rinovimin e kontratës me Real, i kishte kërkuar blancos dhe që tani Djajtë e Kuq do tia garantojnë. 28-vjeçari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore brenda 48 orëve të ardhshme. Pas njoftimit zyrtar të Jadon Sancho nga Borussia Dortmund, Manchester United po përgatitet të përqafojë blerjen e dytë të madhe të fushatës së tij të transferimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *