• |
ide | kryesore

98 viktima nga shembja e ndërtesës në Miami, gjendet trupi i viktimës së fundit

-Instant, Lajme, Planet



Trupi i viktimës së fundit është nxjerrë dhe identifikuar në ndërtesën që u shemb në 24 qershor, në Miami. Sipas autoriteteve lokale numri i viktimave në total është 98. Gjetja e trupit i jep fund pritjeve plot ankth të familjarëve të 54-vjeçares Estelle Hedaya, e cila rezultonte e zhdukur që prej 24 qershorit.

“Falë përpjekjeve heroike të ekipeve të kërkimit-shpëtimit, personi i fundit i zhdukur është identifikuar”, tha Daniela Levine Cava, kryetare e Komunës së Miami-Dade, në një konferencë për shtyp.

Sipas vëllait të saj, Hedaya ishte zhvendosur nga New York në Florida. Ekipet e kërkimit kaluan javë të tëra duke gërrmuar rrënojat për gjetjen e viktimave, ndërsa të premten thanë se kërkimi i tyre përfundoi. Në atë kohë, Estelle Hedaya nuk ishte gjendur ende. Kryebashkiakja e qarkut Miami-Dade tha se vullnetarët e policisë po vazhdonin të pastronin me kujdes të hënën mbeturinat dhe të merrnin prej aty sende personale me vlerë për banorët, kur më vonë u gjet trupi i Estelle.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *