• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, mes jetëve të humbura edhe një shtetas gjerman

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, nëpërmjet një postimi në Twitter ka konfirmuar se mes viktimave të aksidentit tragjik, të autobusit të linjës Frankfurt–Prishtinë në Kroaci, që i mori jetën e 10 personave të dielën, është edhe një shtetas gjerman.

Maas ka thënë ministria gjermane është në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.

“Së bashku me shokët tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne jemi të sigurt se në mesin e të vdekurve është edhe një shtetas gjerman”, shkruam Maas.

10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur autobusi nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ndodheshin 69 pasagjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *