• |
ide | kryesore

Analiza/ Ku ka çaluar reforma në drejtësi?

-Instant, Kryesore



Drejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta. Po a ka dhënë drejtësi, drejtësia e re?

Nga Ani Ruci/ BE dhe SHBA synojnë që në Shqipëri të vendoset një sistem gjyqësor me integritet, të pavarur, të qëndrueshëm dhe me më shumë rezultate, prandaj e kanë mbështetur fuqimisht këtë reformë me ekspertizë dhe fonde.

BE e sheh si këtë si plotësim nga Shqipëria të një kushti thelbësor për progres në procesin e pranimit të saj në familjen europiane. Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, tha së fundi se “reforma në drejtësi mbetet përparësia kryesore e BE. Ne duam ta shikojmë Shqipërinë më pranë BE.”

Kurse SHBA sheh në një sistem drejtësie me integritet mburojën ndaj korrupsionit që e konsideron “cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.

Garancitë e amendamenteve kushtetuese

Një sistem i tillë gjyqësor me integritet, pavarësi dhe më shumë rezultate ka si parakusht garancitë që japin amendamentet kushtetuese, që i hapën rrugën zbatimit të reformës, në fundkorrikun e vitit 2016 dhe jetësimit të institucioneve të reja.

Në një analizë të sapopublikuar të Institutit për Studime Politike (ISP) për rezultatet, problematikat dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri, amendamentet kushtetuese cilësohen të “paqëndrueshme dhe të hartuara me nxitim, gjë që e dëshmojnë 15 ligje të korrigjuara, nga i njëjti Parlament, tri-katër herë brenda një periudhe 2-3 vjeçare” – vë në dukje studimi.

lexo me tej:

Andi Bushati: Reforma si ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

“Reforma në drejtesi mbetet zhvillimi më pozitiv në Shqipërinë e dy dekadave te fundit. Por ndërkohë pesë vitet e zbatimit të saj të deritanishëm treguan që baza ligjore dhe pritshmëritë nga kjo reformë u ndërtuan mbi të dhëna jo të sakta, të mbështetura më shumë tek pasioni dhe vullneti për ta kryer reformën sesa në kapacitetet e Shqipërisë për reforma të tilla kaq të thella dhe horizontale,” – thotë për DW, prof. Afrim Krasniqi, drejtor i ISP.

Ai thekson që të dhënat e pasakta çuan në situata të tilla ku prej vettingut u penalizua “një numër më i madh subjektesh nga ai që pritej, procesi i verifikimit të tyre nga institucionet e vettingurt mori dy herë më shumë kohë nga sa ishte parashikuar, pengesat politike dolen më të mëdha sesa ishin menduar dhe burimet njerëzore rezultuan të pamjaftueshme,”

Kurse prof. dr. Aurela Anastasi, konstitucionaliste, mendon ndryshe si për amendamentet kushtetuese ashtu edhe për burimet njerëzore. “Amendamentet kushtetuese të fundkorrikut 2016 janë themeli i Reformës në Drejtësi. Ato kanë dëshmuar të jenë efikase për një ndryshim rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe rindërtimin e tij sipas modelit më të ri europian. Amendamentet kushtetuese sollën parime dhe rregullime të detajuara lidhur me garancitë kushtetuese për pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e gjykatësit,” thotë ajo për DW.

Aurela Anastasi vë në dukje që “amendamentet kushtetuese shndërrohen në garanci për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të drejtësisë kur ato vihen në jetë, kur bëhen reale nga institucionet zbatuese. Ndërkohë që ka patur segmente në institucione dhe individë që kanë synuar jo vetëm të mos i zbatojnë por madje t’i çbëjnë ato.”

“Ngrehina e sistemit të drejtësisë së re nuk mund të zëvendësohet pasi kjo do të ishte shmangie nga modelet më të mira bashkëkohore europianiste. Është koha të punohet me më shumë zell nga të gjitha institucionet dhe faktorët, përfshirë edhe ata politikë, për të cilët këto ndryshime janë një platformë e mirë për t’u vetëpastruar,” thotë Aurela Anastasi.

Lidhur me burimet njerëzore ajo mendon se “mungesa e burimeve të përgatitura njerëzore në Shqipëri është një nga mitet e ngritura për reformën në drejtësi. Ajo çfarë mungon në Shqipëri nuk janë burimet njerëzore por kandidatët për institucionet e reja pasi aplikojnë shumë pak. Kjo bazohet në të dhënat statistikore: në Shqipëri ka sot 11 mijë avokatë të licensuar, të cilët për të kandiduar kërkojnë garanci për një garë të ndershme, pa ndërhyrje të paligjshme politike,” thotë për DW konstitucionalistja Anastasi.

Qasje pragmatike në një terren të vështirë politik

Etapa e parë e zbatimit të reformës në drejtësi ka ecur në një terren të vështirë mosmarrëveshjesh, kundërshtish, kompromisesh politike mes palëve, qasjesh praktike dhe pragmatike.

“Prioriteti për të ngritur institucionet e reja, që reforma të niste funksionmin e saj, doli më i rëndësishëm sesa procedurat strikte kushtetuese dhe standardet e vetë reformës” thotë Afrim Krasniqi,

Ai vë në dukje që “për një një numër të madh postesh në institucionet e reja u lejua konkurrimi vetëm me një ose dy kandidatë, kur sipas amendimeve kushtetuese duheshin të paktën tre të tillë. Zgjedhja e anëtarëve në dy institucionet e vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, (KPK) dhe Kolegjin e Pavarur të Apelimit, (KPA) u bë mbi bazën e besimit politik për hir të konsensusit politik mes palëve, gjë që doli kundër premtimit se zgjedhja do të bëhej sipas meritës dhe jashtë çdo ndikimi politik. Por aktet pragmatiste janë të nevojshme në një reforme që kërkon konsensus dhe ndërveprim të gjerë” thotë Afrim Krasniqi.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në një prononcim për mediat, tha ditët e fundit se ” reforma në drejtësi kërkon gjithë mbështetjen, qasjet pragmatike dhe praktike mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës, e cila ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.”

Në zemër të arkitekurës së re vazhdon të mbetet vettingu i gjykatësve dhe i prokurorëve. Deri tani ai ka nxjerrë jashtë sistemit 155 gjykatës dhe prokurorë në bazë të tri kritereve: burimit të pasurisë, lidhjet me krimin e organizuar dhe aftësive profesionale ndërsa 286 te tjerë i ka vlerësuar për të qëndruar në sistemin e Drejtësisë së re. Vettingu do të vazhdojë me skanimin edhe të rreth 410 gjykatësve dhe prokurorëve të tjerë.

A ka dhënë drejtësi, drejtësia e re?

Kjo është një pyetje thelbësore në kontekstin e qasjeve dhe të praktikave pragmatiste që kanë qenë efikase edhe pse kanë rënë ndesh me procedurat e miratuara kushtetuese apo që kanë kompromentar parimet kushtetuese të transparencvs dhe meritës.

“Në pesë vitet e fundit në Shqipëri është kryer reformimi i drejtësisë por drejtësia e re nuk ka dhënë ende drejtësi. Nuk ka ende një drejtësi funksionale që t’i japë fund korrupsionit dhe klientelizmit , nuk ka ende garanci që kushdo që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë, pavarësisht pozitës shtetërore, politike, financiare apo sociale” thotë prof. Afrim Krasniqi.

Ai thekson që “institucionet e drejtësisë së re, në veçanti Struktura e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK) nuk kanë dhënë prova që nuk do të tolerojnë korrupsioin në nivele të larta. Ende drejtësia e re nuk ka arritur tek “të paprekshimit e korruptuar” në të tilla nivele”.

“Kjo është edhe sfida kryesore për institucionet e reja të drejtesisë në pesë vitet e ardhshme, e cila nuk ndërvaret më nga zhvillimet politike por nga aftësia e sistemit të ri për të pasur qasje e sjellje te ndryshme shume më pozitive dhe më profesionale sesa sistemi i vjetër i drejtësisë” thotë Afrim Krasniqi.

DW



11 Comments

    1. Haha Ku Ka çalue drejtsija e re? Tek leket dhe mentalitet i jone si populle Dhe kombe .. Kure nuk eshte denuare ilir Meta që e pave e gjith Shqiprija ne vidjo duke vjedhur Kure Nuk eshte denuare Sali Berisha Dhe të tjeret që dhane urredher për të vrare Kote me 21 Janare a po Gerdaci sote që e dine e gjith Shqiprija se ate njerze i vrave Fatmi Mediu dhe Shkelzen Berisha për tu pasuruare për vet dhe familjen e tyre .. Keto krime kane ndodhur diten për djelle dhe e dine e gjith Shqiprija se si kane ndodhur veq drejtsija nuk e di? Poshte korrupsjoni dhe Barbarija Otomane Turke edhe Talibane që e Kemi ne si shoqri ..

  1. Drejtesia e re!? Ku ka drejtesi ne kete vend? Ku ka caluar? Ne fakt drejtesia e re nuk ka caluar aspak per te vetmen arsye se eshte si nje i paralizuar ne nje karrike me rrota, karrike se ciles i eshte shkarikuar bateria dhe i jane prishur rrotat.

  2. prof. dr. Aurela Anastasi … kjo eshte “nje e qeshur e zgjatur “qe jeton tash 25 vjet me grantet e ojf, qe merr nga tre kater rroga , ideatorja e fshehur e reformes me urdher te Sorosit dhe Xhafes..
    po cfar reforme o Lapsi…
    tani ja mori doren edhe Krasniqi, me pak lajka fiton ndonje grant … me pak kritike perpiqet te ruaje te pavarurin..
    Po ku i gjeni o Lapsi ca njerez qe kurre nuk bene nje pune te mire ne jeten e tyre e u publikoni mendimet ” e vyera”

  3. Drejtesia e re ashtu si me pare eshte shume me duarlidhur edhe se ne kohen e xhaxhi Enverit.

    Ne ate kohe askush nuk kishte imunitet dhe mbrojtje per vepra korruptive qofte ky edhe

    minister apo anetar i kupoles drejtuese te partise. Kurse reforma ne drejtesi eshte ideuar qe ne

    fillim dhe eshte ndertuar pwer te pastruar drejtesine nga ata qe nuk ishin nen hyqmin e PS-se

    dhe per te lene e per te plotesuar vendet vakante me ushtare te bindur te saje. Qellimi i

    reformes ne thelb eshte venia e drejtesise nen kontrollin e plote te rilindjes qe te funksio-

    noje si nje strukture e PS-se me qellim mbrojtjen e korrupsionit te niveleve te larta.

    Impotenca e SPAKUT ndaj dosjeve te nxehta si ajo 339, 184 , ajo e fallsifikimit te tenderit

    te unazes se re, ku perfshihen direkt anetare te kupoles se rilindjes jane deshmi per kete.

    Sa shanse ka psh te penalizohet kush per ceshtjen Becchetti ku per fajin personal dhe me

    dashje te KM-se nga taksat e popullit me te varfer te Europes do te hiqen menjane 110

    milion euro per te paguar investitorin italian , pa permendur edhe 10 milion euro qe jane

    paguar tashme per avokate nderkombetar per te mbrojtur kete ceshtje. Dhe e gjitha kjo kur

    vetem per 27 euro te nje fature te papaguar te energjise ka fut ne burg kryefamiljarin i

    cili i dha fund jetes brenda ne burgun e rilindjes. A mund te flitet per barazi para ligjit qe

    eshte thelbi i cdo drejtesie kur per 27 euro e denon me burg dhe vdekje qytetarin dhe per

    110 milion euro apo 40 milion here me shume dem drejtesia hesht ? Dhe per te mos i

    acaruar problemet dhe per te mos krijuar precedent nuk denon as korrupsionin e niveleve te

    larta te qeverive te meparshme. Si mund te kalohet me afate e procedure ceshtja e Gerdecit?

    Po te ishte nje fature 3o mije lekshe e papaguar e energjise e vitit 2008 jo vetem do ta paguaje

    me kamate te dyfishuar por edhe do te te fusnin ne burg nga ku ndoshta nuk do dilje kurre i

    gjalle kurse per 26 te vrare ne gerdec, per qindra te plagosur dhe miliona euro deme materiale

    paskan kaluar afatet dhe autoret e saj do te kaperdisen si perfaqesues te popullit ne parlament

    e do te votojne ligje per viktimat e tyre.

  4. Ku ka çaluar reforma në drejtësi ? Ne çkuptim ka çaluar , kur reforma ne drejtesi lindi pa kembe ?
    Reforma lindi gia ne karrige me rrota , e mberthyer per fyti nga politika dhe e perbere nga e njejta pjese e zhulit .
    Nese kjo quhet reforme atehere rrofte antireforma , nese kjo quhet prosperitet atehere rrofte stanjacioni .

  5. Drejtesi fondacionesh e ojf-esh

    Merr leke per projekt gjej nje kauzr ne dukje fisnike bej ca letra , shpik ligje dhe institutions gjoja te reja…bej
    mbledhje , takime, conference,
    show etj dhe ne fund leri dobicin ne dere… reforme e deshtuar…
    Reformat nuk behen mga fondacione me hajdut fondesh e projektesh behen nga burreshtetad dhe politikane qe perfaqesojne njerez dhe shume qytetare..

    Reforme fondacionesh ojfsh me ripjelljen.. shumica socialiste nuk ka akses por vetem sekti i rampjelljes

  6. ediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marrëveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqësore stoku i të cilave për shkak të dështimit të reformës në drejtësi ka arritur në mbi 100000…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *