• |
ide | kryesore

Basha: Dhunimi i gazetarit, akt i turpshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit të policisë ditën e sotme në Tiranë, ku blutë shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj. Basha shprehet se ky është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha.



2 Comments

  1. Coje ne SPAK lulush .
    Te hapin barkun keta politikanet kur dalin dhe bejne deklarata pompoze . Ketyre as qe ju rruhet fare per gazetaret. Mjafton te kene nje subjekt per deklaraten politike te rradhes.

  2. Po ik mor palaco nuk e shikon qe PD po të shpërbëhet për ditë po bre Laro se na je bërë Bela nëpër këmbë që kur del në tv jemi bërë të thyejmë ekranin ,si ka akoma servila që po të dëgjojnë more derdimen ik mo na let me hallin që na ka zen me këtë lloj të qeverisur Shporru po të themi një sahat e me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *