• |
ide | kryesore

Basha: Raporti i OSBE/ODIHR, vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu i PD, Lulzim Basha doli sot në një konferencë për mediat një ditë pasi OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit.


“Pjesa dërrmuese e shqiptarëve e dinë se 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Raporti konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore, këtë e kemi thënë prej ditës së parë. Këtë tashmë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit.


Blerje masive të votave, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, shkrirja në një e partisë në pushtet, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, keq përdorimi i aseteve publike, abuzimi me pushtetin, rritje fiktive e punësimeve në administratë për qëllime elektorale, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti, përdorimi i fondeve të rindërtimit, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave private dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti e vijon thellohet kjo dramë sic ishte rasti i patronazhistit trafikantë droge. Ndryshimi i fletës së votimit që solli një numër rekord votash të plavefshme.

Para dhe pas 25 prillit PD i ka denoncuar krimet zgjedhore. Kemi depozituar 185 padi në SPAK por prap në vijim të traditës së pandëshkueshmërisë së dosje 184 dhe 339, asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar. Sot hetimi për blerjen e votës, është një nga rekomandimet e OSBE si një prioritet për zgjedhje të lira.

Nuk po fërkojmë duart se na doli fjala. Sepse më 25 prill nuk ishte PD që u dëmtua, por Shqipëria dhe shqiptarët e ardhmja e tyre që mori një goditje të rëndë. Sot shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshimin.”- u shpreh ndër të tjera Basha.

7 Comments

  1. Mbase ke te drejte qe eshte vjedhje por eshte pune votash..Vjedhjet qe na prekin, paret e kalamajve tane, jane sheshit por ju nuk flisni se mezi prisni te hani ne nje canak e nuk bzani! Nuk na plasi trapi fare per votat, e p-er karriget tuaja nese ju nuk flisni e nuk beni opozite per paret tona..Jeni te shitur te gjithe!

  2. • Zgjedhjet u organizuan mirë nga administratra zgjedhore

    • KQZ e riformatuar me tre degë kryesore mori përsipër përgjegjësi të zgjeruara, të përmbushura në mënyrë të përshtatshme

    • Modeli pilot i zgjedhjeve elektronike, pjesë e marrëveshjes politike dhe reformës zgjedhore të vitit 2020 rezultoi i suksesshëm

    • Vëzhguesit ndërkombëtarë përgëzojnë unanimisht përdorimin e sistemit të ri të identifikimit elektronik përmes shenjave të gishtërinjve, një sistem që ka minimizuar rrezikun e votimit të dyfishtë, votës familjare apo votimit në vend të dikujt tjetër në ditën e zgjedhjeve

    • Një proces gjithpërfshirës dhe konkurrues, në zgjedhjet e 25 prillit u regjistruan në KQZ 10 parti politike, dy koalicione kombëtare dhe 5 kandidatë të pavarur.

    • E drejta thelbësore e grumbullimit të lirë u respektua gjatë fushatës dhe të gjithë subjektet elektorale mundën të zhvillonin një fushatë të lirë, pavarësisht kufizimeve apo gjobave të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19

    • Në të gjitha qendrat ku ishin të pranishëm vëzhguesit ndërkombëtarë, procesi i votimit ishte i qetë dhe sekreti i votës u respektua përgjithësisht. Kjo eshte masakra zgjedhore sipas pave-odihr

  3. • Zgjedhjet u organizuan mirë nga administratra zgjedhore

    • KQZ e riformatuar me tre degë kryesore mori përsipër përgjegjësi të zgjeruara, të përmbushura në mënyrë të përshtatshme

    • Modeli pilot i zgjedhjeve elektronike, pjesë e marrëveshjes politike dhe reformës zgjedhore të vitit 2020 rezultoi i suksesshëm

    • Vëzhguesit ndërkombëtarë përgëzojnë unanimisht përdorimin e sistemit të ri të identifikimit elektronik përmes shenjave të gishtërinjve, një sistem që ka minimizuar rrezikun e votimit të dyfishtë, votës familjare apo votimit në vend të dikujt tjetër në ditën e zgjedhjeve

    • Një proces gjithpërfshirës dhe konkurrues, në zgjedhjet e 25 prillit u regjistruan në KQZ 10 parti politike, dy koalicione kombëtare dhe 5 kandidatë të pavarur.

    • E drejta thelbësore e grumbullimit të lirë u respektua gjatë fushatës dhe të gjithë subjektet elektorale mundën të zhvillonin një fushatë të lirë, pavarësisht kufizimeve apo gjobave të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19

    • Në të gjitha qendrat ku ishin të pranishëm vëzhguesit ndërkombëtarë, procesi i votimit ishte i qetë dhe sekreti i votës u respektua përgjithësisht. Kjo eshte masakra zgjedhore sipas osbe odihr

  4. ……..eshte ne rregull nga mend ky apo e ka nga temperatura e larte , cfare flet ky more shoke……..
    Ku i lexon ky keto qe na perrallis , ik more se e more ne qafe PD

  5. Ky do te na bej per lolo.
    Shiko me syzet e mia, thot ky jo me te tuat.
    Se ashtu i intereson.
    Perfundimisht ky nuk e njeh turpin.

  6. Gjithkush mund te flase per dhunen ndaj gazetareve, ta denoje ate, por qe te flase Berisha i cili ka futur gazetaret ne burg, ka djegur redaksine e gazetes Koha Jone, ka dhunuar gazetaret Bardhok Lala, Zamir Dule, Edi Rama, Erion Brace e deri gazetare spanjolle, çka e renditi ne 10 armiqte me te medhenj ne bote te shtypit, eshte vertet nje ironi e fatit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu