• |
ide | kryesore

BERZH miraton kredinë 70 milionë euro për OSHEE, mbulon efektet e COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit
Defekti, pa drita një pjesë e Tiranës e Durrësit



Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar së fundmi kredinë 70 milionë euro që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kërkoi pranë saj.

Në faqen e BERZH është përditësuar statusi nga “kaloi rishikimin final në pritje për miratim” në “miratuar” çka do të thotë se për kompaninë publike të shpërndarjes së energjisë nis një projekt i ri pas mbylljes së atij të rimëkëmbjes mbështetur nga Banka Botërore.

Kredia e re sipas detajeve të dhëna më herët nga BERZH do të jetë e ndarë në dy transhe.

“Ky projekt do të jetë i strukturuar në dy transhe ku 55 milionë euro do të përdoren nga OSHEE për të lehtësuar shtrëngimet e likuiditetit që shkaktohen nga kriza e COVID-19 dhe një transh tjetër 15 milionë euro që do të përdoret nga OSHEE për të financuar ndërtimin e një nënstacioni 110/20kv në zonën qendrore të Tiranës” nënvizon BERZH.

OSHEE në kërkesën e saj më të hershme kishte nënvizuar se marrja e kësaj lehtësie nga banka do të rrisë qëndrueshmërinë e sektorit ndaj goditjeve sistemike si rezultat i krizës Covid-19. Lehtësia e propozuar është strukturuar për të siguruar që kapaciteti kyç i pagesës dhe likuiditetit të mirëmbahen dhe të kalojnë në zinxhirin e furnizimit të OSHEE.

“Për më tepër, OSHEE do të krijojë një qendër trajnimi profesional për të ofruar programe trajnimi me cilësi të lartë dhe për të gjetur punonjës të rinj në rajonet që shërbehen më pak sesa standardi. Gjatë periudhës katërvjeçare të së ripagimit, rreth 140 të rinj do të fitojnë aftësi të akredituara në lidhje me tregun me qëllim që të arrijnë të paktën të ketë 35% femra si pjesëmarrëse. Projekti do të përfshijë bashkëpunim të ri me institutet lokale të arsimit dhe formimit profesional ose kolegjeve teknikë. Projekti gjithashtu do të mbështesë dialogun e politikave për të promovuar arsimin “thuhet në dokument.

Projekti do të mbështesë OSHEE me asistencë teknike për përmirësimin e proceseve dhe qeverisjes anti-korrupsion, përmirësimin dhe forcimin e procedurave të shëndetit dhe sigurisë dhe sistemit të menaxhimit, rritjen e aftësive teknike përmes ofrimit të trajnimit, dhe përgatitjen i një udhërrëfyesi të rrjetit inteligjent për OSHEE.

Më herët në mes të këtij viti Banka Botërore dhe qeveria shqiptare mbyllën projektin e rimëkëmbjes të sektorit të nisur nga viti 2015 me një kredi prej 150 milionë dollarësh. Ai kishte në fokus disa komponentë nga investimet në funksion të uljes së humbjeve tek mundësimi i një fondi emergjent për të përballuar blerjet e energjisë në treg në kushtet e situatës së vështirë hidrike. /Monitor



2 Comments

  1. Vk, nje ndermarrje monopol qe del me humbje dhe u sjell deme qytetareve. E shkaterruar deri ne rreze..kompanite shteterore te rames e braces, turp..Shtet o llaaaa

  2. Banka Botrore dhe ajo Europiane ne sherbim te mafias nderkombetare qe po fusin ne borxhe maramense rinin Shqiptare japin borxh per nje kompani qe eshte me fitim maramense po qe i vjedhin dhe i shperdorojne me tender 13 milioni dollari qe i fitoi recepsionisti i spitalit privati qe firma e tije ishte e regjistruar ne offshore. Hahahaha spordhjaku spak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *