• |
ide | kryesore

Dorëhiqen Sekretari i PD-së dhe 13 anëtarë kryesie në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit

Sekretari i Degës së Partisë Demokratike në Korçë dhe 13 anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar kanë dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga funksionet që mbajnë në partinë opozitare më të madhe në vend. Në një letër publike, ata bëjnë me dije edhe motivacionin e dorëheqjes së tyre, duke hedhur akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha. Në letrat e dorëheqjes ata shkruajnë se PD-ja po mbahet qëllimisht e frenuar prej Bashës, për të luftuar keq qeverisjen e Edi Ramës. Ata thonë se në këto kushte e kanë të pamundur ushtrimin e detyrës së tyre.


“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kja hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë. Gjithashtu me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie. Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.


29 Comments

  1. Dmth edhe PD po shkrihet si LSI dhe qendron e patundur nga instikami PPSH ose PS . Turp , hajde demokraci hajde

  2. Ishikoni keto fytyra te gjithe jane pjelle -komunistesh–qe hyne ne partine demokratike vetem per interesat e tyre familjare dhe personale-

  3. Shembullin e tyre duhet ta ndjekin gjithe deget e PD-s. Cfare duhet nje perti qe aspiron per te ndenjur ne opozite. Ndersa vete marrin rrogat e beneficet qe iu jep te qenurit depudet, populli opozitar tashme
    i idemntifikuar nepermjet patronazhisteve eshte ne shenjester te pushtetit te rilindjes. Opozitaret
    ndihen si ne nje regjim pushtimi , sepse perballe kane nje pushtet armiqsor me ta qe ben ceshte e mundur
    per tua nzire jeten, per tua bere jeten te pamundur ne Shqiperi dhe qe te kene vetem nje shpetim
    largimin pa kthim nga Shqiperia, cka eshte edhe qellimi final i rilindjes, te zhduke popullin opozitar.
    Sot PD eshte kthyer ne nje shtojce te PS, sa per te thene qe kemi pluralizem. Te pakten ne kohen
    e komunizmit e dinim qe ka vetem nje parti dhe mundoheshim te pershtateshim atyre rregullave
    te asaj kohe dhe trajtoheshim afersisht te gjithe njelloj , kurse sot qe gjithe pushtetin e ka vetem nje
    parti dhe partite e tjjera luajne rolin e opozites, pushteti sillet me popullin opozitar si nje pushtues
    populli opozitar eshte i perjashtuar jo vetem nga perfaqesimi ne te gjitha nivelet por edhe trajtohet
    si qenie te dores se dyte, pa te drejta, pa mundesi punesimi, dyert e administrates jane te mbyllura
    per te sepse sapo te trokasesh ne nje dere per nje te drejte qe te takon, ata para se te te ndigjojne
    kerkojne dosjen me te dhenat personale nese ti je votues i PS-se aopo i opozites dhe kur shohin
    se je votues i opozites ateher nuk ke asnje shans te mbarosh oune vetem nese jep ndonje shume
    te majme .Te qendosh ne krye te opozites pas gjithe ketyre humbjeve vetem nje si Basha mund ta
    beje, prandaj Basha duhet te braktiset nga te gjitha strukturat ose ne te kundert nuk eshte cudi
    qe qe populli opozitar te mos i shkoje me pas PD.

  4. Sa veshtire e shikoj qe te krijohet nje Opozite e Re dhe te krijoje fryme tek ky milet! Ja do degjojme keta agushet e PS, qe do luajne rolin e opozites. Kane filluar si kerpudhat. Sa per shpelarje CPU-je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu