• |
ide | kryesore

Dosja ‘Gërdeci’/ GJKKO vendos sot nëse rihapet hetimi për Fatmir Mediun

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zhvillojë sot seancën në dhomë këshillimi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit. Në seancë pritet të vendoset nëse do të rinisë gjykimi për Fatmir Mediun, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit me 26 të vdekur e qindra të plagosur.

Këtë të martë prindërit e një 7-vjeçari që humbi jetën në shpërthimin tragjik, kanë bërë një kërkesë në GJKKO ku kërkojnë që të nis hetimi ndaj Mediut. Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, janë prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, ndërsa në letrën për GJKKO ata shprehen dosja përmban shumë fakte që i hapin rrugë gjykimit. Gjykimi ditën e sotme do të behet nga gjyqtari Erion Çela pa praninë e palëve.

 



2 Comments

  1. Mendoj se duhet te rihapet gjykimi. Nuk eshte pune pozite apo oopozite. Edha ata qe jane sot ne pushtet duhet te kuptojne qe cengeli eshte aty

  2. Sa te jete gjalle kryekrimineli salih karaxhic berisha nuk do hapet Gerdeci,kur te ngordhe ky vemje atehere do shihni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *