• |
ide | kryesore

Gjykata liron nga burgu të riun që vrau shokun te “5 Maji”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Tiranë ka zbutur dënimin për Marjus Deman, i cili vrau në një lokal në zonën e “5 Majit” shokun e tij Mehmet Qemën.

Dema u la në burg nga Shkalla e Parë, por pas ankimit, Gjykata e Apelit vendosi ta lërë atë më masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se mbrëmjen e 10 Majit të rinjtë ishin bashkë me Mehmet Qemën, ndërsa Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij. Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *