• |
ide | kryesore

I paguan borxhin, Ngo’o rikthimi i dytë te Tirana: golashënuesi anglez njeriu për të cilin Shehi insistonte

-Instant, Sport



Michael Ngo’o do të jetë qendërsulmuesi i ri i Tiranës dhe do të udhëheqë repartin e avancuar të bardhebluve për edicionin 2021-22. Sulmuesi anglez i përfolur prej kohësh për një akord me kryeqytetasit, është zyrtarizuar tashmë nga vetë klubi, duke iu bashkuar një ofensive ku bën pjesë edhe Taulant Seferi e Redon Xhixha.

Lojtari është kërkuar me insistim nga tekniku Orges Shehi, që kërkonte një qendërsulmues prolifik, për të ndërtuar tredhëmbëshin e tij, në 4-3-3 e tij të preferuar. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse klubi ka bërë një tjetër sforco financiare, duke qenë se anglezit i detyrohej një faturë të prapambetur nga sezoni 2019-20 kur Tirana u shpall kampion.

Sipas asaj që filtron, shtatlartit iu likuidua detyrimi, përpara se ti merrej aprovimi për një rikth me fanellën bardheblu: “Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër” shkruhet në postimin e klubit, duke treguar qartë objektivat për këtë sezon të bardhebluve.

ZYRTARIZIMI I TIRANËS

Rikthehet Michael Ngoo! ?
Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.
Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!
?⚽️
#TironaDashni #Ngoo #champ100ns⚪️



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *