• |
ide | kryesore

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës dhe inspektoren e ILD-së, Daniela Sulaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme prokuroren e Tiranës, Daniela Sulaj. Sipas KPK njoftohet se prokurorja Sulaj nuk i ka kaluar me sukses të trija shtyllat e Vettingut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Prokurorja Daniela Sulaj aktualisht është e komanduar edhe si inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD).  Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2008 ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *