• |
ide | kryesore

Merret sot vendimi për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

-Instant, Lajme, Të fundit



Shoferi i autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në aksident në Kroaci mbetën të vdekur dhjetë persona do të dalë këtë të martë sërish para prokurorisë, ku do të vendoset për masën e paraburgimit ndaj tij. Autobusi që ai drejtonte përveç 10 jetëve të shuara la një bilanc tjetër të frikshëm pasi mbi  40 persona u lënduan dhe njëri prej tyre vazhdon ende të jetë në gjendje të rëndë. Autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë edhe fëmijë.

Deri më tani shoferi është mbrojtur në heshtje, ndërkaq i është caktuar një avokat. Aksidenti që ndodhi në orën 06:00, dyshohet se erdhi si rrjedhojë e pakujdesisë së shoferit. Policia kroate ka thënë se në kohën e aksidentit shoferin e kishte zënë gjumi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *