• |
ide | kryesore

Pellegrini në historinë e Olimpiadave: notarja seksi bëhet e vetmja femër që arrin 5 finale olimpike

-Instant, Sport



Për të pestën herë radhazi Federica Pellegrini arrin në finalen Olimpike në 200 metra stil i lire, duke u bërë rekordmene: nuk i kishte ndodhur kurrë një gruaje në historinë e notit në ngjarjen më të madhe sportive. Ky rekord individual ishte, në fakt, objektivi i madh që ajo vendosi para se të nisej për në Japoni. Pavarësisht nga vështirësitë e ndryshme të kohëve të fundit, në moshën 33 vjeçare Federica do të luajë edhe një akt tjetër të fundit në disiplinën e saj të preferuar. Një mision që do të përmbushej me një tjetër podium olimpik, shumë i vështirë por për Pellegrinin jo e pamundur.

Në garën e saj të preferuar, ‘Hyjnesha’ italiane është kualifikuar përtej gjysmëfinales edhe në Lojërat e Tokyo 2020 falë kohës së shtatë të arritur në pishinë, 1’56’44 (e treta në garën e saj). Notarja ka shlyer kështu performanca zhgënjyese në bateri, duke fituar të drejtën për të konkuruar në finalen e 200 metrave të stilit të lirë në Olimpiadën e Tokyos. Pellegrini la marrë medaljen e argjendtë në 2004, atë të artë në 2008, vendin e pestë në 2012 dhe të katërtin në 2016; tani ajo do të përpiqet të përmbushë misionin e fundit për të mbyllur rrethin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gara e saj e specialitetit e ka parë italianen të fiksojë kohën e shtatë: vendi i tretë në gjysmëfinalen e dytë dhe vendi i parafundit i vlefshëm në total për tu kualifikuar. Një përgjigje e shkëlqyer nga pikëpamja e karakterit pas vështirësive të pësuara një ditë më parë, megjithë një performancë që nuk ishte saktësisht e jashtëzakonshme as në gjysmëfinale, por prapë shumë më e mirë se në baterinë kualifikuese ku Pellegrini ishte gati një sekondë më e ngadaltë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *