• |
ide | kryesore

Pjesë e BE prej 8 vitesh, Kroacia i bashkohet Eurozonës në vitin 2023

-Instant, Arkiva, Planet



“Kroacia beson se do të jetë gati të bashkohet me Eurozonën në janar të vitit 2023”- u shpreh kështu kryeministri Andrej Plenkoviç në një dalje zyrtare.

“Lidhur me kohën që Kroacia do të kalojë në ERMII, ne jemi të bindur se gjatë pjesëmarrjes së saj në mekanizëm, do të ruajmë stabilitetin e kursit të këmbimit dhe do të jemi gati të bashkohemi me Eurozonën më 1 janar 2023”, tha Plenkovic në një fjalim të publikuar në faqen e internetit të qeverisë.

Falë hyrjes në Eurozonë, rreziku i monedhës dhe kostot e lidhura me kursin e këmbimit do të zhduken, normat e interesit do të bien, investimet e huaja do të inkurajohen, opsionet për financim në tregjet e kapitalit do të rriten dhe vlerësimi i kredisë së vendit mund të përmirësohet me 2%”- tha Plenkoviç.

Ai tha se qeveria parashikon rimëkëmbje ekonomike prej të paktën 5% këtë vit dhe një rritje reale të PBB-së prej 6.6% vitin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *