• |
ide | kryesore

Sherr në Sarandë, turistët dhe truprojat konfliktohen me njëri-tjetrin në një lokal

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka vendosur në pranga 1 person, si dhe ka proceduar 9 të tjerë, pasi janë përfshirë në një konflikt në ambientet e një lokali.

Policia njofton se mes të proceduarve janë dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa është arrestuar shtetasi Xh. D., 47 vjeç banues në Tiranë.

Ai akuzohet për veprat penale “plagosje me dashje” dhe prodhim mbajtje apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrolleve i është sekuestruar një thikë.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje), A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).

“U konfliktuan me njëri-tjetrin në ambientet e lokalit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë.

Procedohen penalisht dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 47 vjeç, banues në Tiranë (truproje), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë).

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje), A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht shtetasit M. I., 37 vjeç dhe M. I., 41 vjeç, banues në Sarandë, të dy pronarë të lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi dyshohen se kanë fshirë pamjet filmike të këtij konflikti që ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se 3 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar, duke shmangur sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



1 Comment

  1. Ato sarandi-diotet kane folur greqidhisht.Kosovaret nuk i kane harru’ mercenaret elinobythhapur qe iu bashkuan serbeve kunder Shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *