Pozitive me Covid që nga 17 korriku i kaluar, motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, është shtruar në spital që nga e premtja. Këtë agravim të situatës e ka bërë të ditur vetë ajo në Instagram. “Për respekt të atyre që më ndjekin – shkroi ajo – dhe kujdeset për mua e njerëzit e mi. Për shkak të virusit të mallkuar, kam marrë pneumoni dhe u shtrova në spital”. Katia ndodhet tashmë në spitalin e Funchal, kryeqyteti i arkipelagut Madeira, në Portugali, e asistuar nga stafi mjekësor që ka bërë të ditur se gjendja është nën kontroll.
“Po reagoj mirë, kam përmirësime të dukshme çdo ditë – shtoi ajo duke ftuar ndjekësit e saj të kujdesen për veten – Vitamina, gëzim, paqe dhe vullnet për të jetuar, sistemi imunitar ndihmon dhe parandalon shumë”, shkruan motra e CR7.