Një frazë mund të shkatërrojë një karrierë. Ka ndodhur pikërisht kështu në Greqi. Transmetuesi publik grek Ert njoftoi se i kishte dhënë fund kontratës së një prezantuesi, pasi ai bëri një koment racist në lidhje me ekipin e pingpongut të Koresë së Jugut, që është i impenjuar në Lojërat e Tokios, gjatë një programi sportiv.
Siç raportohet nga edicioni online i gazetës Kathimerini, gazetari, Demosthenis Karmoiris, pyeste veten se si koreano-jugorët mund të luanin këtë sport me sytë e tyre të bajames. “Nuk ka vend për komente raciste në televizionin publik – shpjegoi transmetuesi në njoftim -. Bashkëpunimi i Demosthenis Karmoiris me Ert u ndërpre sot, menjëherë pas shfaqjes në mëngjes në Ert1”.
Veprim tipik persekucioni komunist qe per nje fjale te dergonte ne burg ndersa komunistet e perendimit he per her he vetem te heqin nga puna.
Ouuu?
Etika e punes dhe racizmi na qenkan ‘vetem per nje fjale’?????