• |
ide | kryesore

“Si mund të luajnë pingpong me këta sy”: TV grek shkarkon gazetarin pas komentit racist për koreanët

-Instant, Sport



Një frazë mund të shkatërrojë një karrierë. Ka ndodhur pikërisht kështu në Greqi. Transmetuesi publik grek Ert njoftoi se i kishte dhënë fund kontratës së një prezantuesi, pasi ai bëri një koment racist në lidhje me ekipin e pingpongut të Koresë së Jugut, që është i impenjuar në Lojërat e Tokios, gjatë një programi sportiv.

Siç raportohet nga edicioni online i gazetës Kathimerini, gazetari, Demosthenis Karmoiris, pyeste veten se si koreano-jugorët mund të luanin këtë sport me sytë e tyre të bajames. “Nuk ka vend për komente raciste në televizionin publik – shpjegoi transmetuesi në njoftim -. Bashkëpunimi i Demosthenis Karmoiris me Ert u ndërpre sot, menjëherë pas shfaqjes në mëngjes në Ert1”.



2 Comments

  1. Veprim tipik persekucioni komunist qe per nje fjale te dergonte ne burg ndersa komunistet e perendimit he per her he vetem te heqin nga puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *