• |
ide | kryesore

Vendimi për Fatmir Mediun, flet kreu i SPAK: Çështjes së Gërdecit do t’i shkohet deri në fund

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. Sipas Gjykatës, kërkesa e SPAK-ut “është e pabazuar në ligj”. Nga ana e saj dhe Prokuroria e Posaçme i tha Zërit të Amerikës se vendimi i sotëm është po ashtu “i pabazuar në ligj dhe se do të ankimohet menjëherë”.

Për rastin e zotit Mediu, SPAK, u vu në lëvizje pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Ish ministri i Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, dhe nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që përfshiu një numër të madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap më kurrë.

Në kërkesën e vet, SPAK, argumentonte se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më.

Fillimisht SPAK ju drejtua Gjykatës së Lartë e cila më pas vendosi se kompetencën tanimë e ka Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar. Kjo e fundit, sot, pas një shtjellimi të gjatë juridik, i kujtoi prokurorisë se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.

Sipas Gjykatës “nga viti 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penal, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”. Për më tepër, Gjykata vëren se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar. “Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë” vlerëson gjykata.

Por SPAK nga ana e vet është i mendimit se vendimi I sotëm “është i pabazuar në ligj dhe do të ankimohet menjëherë”. Dretuesi I Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i tha Zërit të Amerikës se “kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund, në respekt të procedurave ligjore./ VOA



8 Comments

  1. Ky te marka gjak atje ku s’thuhet. Je qen i rahur qe i vogel keshtu qe s ‘ke bythe ti per te hetuar mafjen plitike.

  2. Po ti po njehere, to do i shkosh deri ne rreze. Ik o anetari me i ri i PPSH-se se na dhive tu qesh. Ti fut ne burg vetem ato qe koruptojne policin e qarkullimit me 1000 leke. Ah po harrova, ti po ke fut ne burg dhe ata komisioneret fakira te vdeskur tashme.
    Yt bythqim burre. Mashe e Taulant Palles dhe e Paulin Ramazanit. 900 MILION EURO abuzime a gjyqe te humbura per tekat e Paulinit dhe bythqimve te tjere, dhe ti as nuk ndjehesh fare, rri si merhum.

    1. Patjeter, cecenit Salih dhe Mediut 50 vjet burg sapo turkut Ramazan dhe evangjelistit te Ures Vajgurore ti jepen dhe atyre jo me pak se 50 vjet.
      Deri athere, te befshin mire sufllaqet.

  3. Ore a ka gisht Amerika ne ate afere apo jo kjo eshte pyetja qe une doja nje pergjigje, nesa ka gisht Amerika ku ato arme e municione furnizohej Afangistani si do te zgjidhet kjo ceshtje If?

    Nese ka gisht Amerika do te thote mos hani … shume ate beni.
    Pazari mbetet Pazar. Droga, Armet Hecet dhe Tecet jane monopol shteti.

    Mjere njerzit e shkrete qe duan te nxjerrin buken e gojes e vdesin aksidentalisht apo qellimisht thuaj, pa pazaret e politikes ne kurriz tone ate pune kane.

    Drejtesi ne Shiperi ? duhet te jesh budalla naiv ose papagall i qeverise ne prapavije si Spartak Ngjala apo Kreshnik Spardhiu per te enderruar dhe besuar pallavrave.

    Nejse , do te behet Shqiperia nje dite mos e rruani shume. Ka shekuj qe pret e shkreta per drejtesi.

    Ca te bej kryeprokurori ku ketu nje milion banore jane te zhytyr ne mut deri ne fyt me korrupsion majtas e djathtas? C’fare **** te beje te fuse ne burg trecerekun e popullates? Ose te dorzohesh ose te behesh pjese e ketije mekanizmi antinormal.

    Zoti ju ruajt se per shtetin jeni vec nje numer pa vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *