• |
ide | kryesore

Video/ Humbi një garë, por fitoi një bashkëshort: shpatarja merr para gazetarëve propozimin për martesë nga trajneri i saj

-Instant, F1, Sport, Video



“Tani që ke humbur, a do të martohesh me mua?”: E sigurtë që Mari Belen Perez Maurice nuk e priste propozimin nga trajneri i saj Lucas Guillermo Saucedo, me të cilin ajo është e fejuar prej 17 vjetësh, ose më saktë, të paktën jo pasi humbi ndeshjen me hungarezen Anna Marton, në raundin e parë të turneut olimpik Tokyo 2020 në skermë. Dhe ajo që është edhe më e sigurtë, është se shpatarja nuk e priste që ta dëgjonte pyetjen në konferencën për shtyp, para të gjithë gazetarëve.

36-vjeçarja argjentinase ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas humbjes, e cila me shumë mundësi do të shënojë edhe lamtumirën e saj në garat Olimpike. “A dëshiron të martohesh me mua?”, ishte pyetja e qartë, e bërë i gjunjëzuar, në spanjisht. Është e sigurtë që përgjigjia do të ishte “Po”, e konfirmuar nga një britmë gëzimi, një përqafim dhe një puthje, siç mund të shihet nga videoja e publikuar nga CNN dhe në këtë rast rregullat anti-Covid edhe mund të përjashtohen. “Ne jemi partnerë të shkëlqyer, jemi të lumtur së bashku – ka thënë Marie Belen – Argëtohemi së bashku”. Dhe tani që atyre nuk u duhet të përgatiten më për Lojërat Olimpike, ndoshta do të jetojnë edhe më të lumtur përgjithmonë.

https://www.youtube.com/watch?v=sbuQ0_UlloA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *