• |
ide | kryesore

Video/ “Kafshim veshi” si Tyson: skualifikohet nga Tokio 2020 boksieri i peshave të rënda

-Instant, Sport, Video



Si Mike Tyson, por jo në grushtim, por në kafshimin e veshit të kundërshtarit. Boksieri maroken Youness Baalla (-91 kg) u skualifikua nga turneu olimpik i Tokios për përpjekjen për të kafshuar veshin e kundërshtarit të tij gjatë një dueli në pesha të rënda. Gjatë raundit të tretë, 22-vjeçari Baalla afroi gojën e hapur në veshin e majtë të neozelandezit David Nyika ndërsa e mbante me krahët e tij, ashtu si Mike Tyson bëri në ndeshjen e famshme të vitit 1997 kundër Evander Holyfield.

Nyika arriti të shmangë kafshimin dhe arbitri nga Sri Lanka dhe pesë gjyqtarët nuk panë asgjë gjatë ndeshjes, fituar nga boksieri nga Zelanda e Re me vendim unanim. Vetëm më vonë organizatorët kanë kuptuar veprimin e paligjshëm. “(Baalla) synonte qartë të kafshonte veshin ose fytyrën e rivalit të tij në raundin e tretë,” tha Task Force Boks i IOC (BTF) në një deklaratë. Boksieri marokene u “skualifikua për veprimin e tij të patolerueshëm”.

Nyika më pas tregoi mirëkuptim për gjestin e kundërshtarit në një postim në Instagram. “Nga zjarri i betejës më e mirë dhe më e keqja e njerëzve mund të dalë në pah. Është pjesë e sportit – shkroi ai -. Unë kam respekt për kundërshtarin tim dhe mund ta kuptoj zhgënjimin që ndjeu. Ju lutemi mos flisni me të nëse nuk keni asgjë të mirë për t’i thënë “, kërkoi ai.

https://www.youtube.com/watch?v=Wbkv_4iDAQA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *