• |
ide | kryesore

Video/ Kualifikim në shtesë, Teuta shpëton fytyrën dhe përmbys me tre gola D’Escaldes: tani i pret Shamrock

-Instant, F1, Sport, Video



Pas tre humbjeve radhazi në tre ndeshjet e zhvilluara në Europë mes Champions e Conference League, Teuta gjen fitoren atëherë kur duhet dhe me rezultatin e duhur. Durrësakët kualifikohen në raundin e tretë të kompeticionit, duke përmbysur në transfertë humbjen e turpshme 2-0 në Miko Dovana përballë Inter Cluv d’Escaldes. Andorranët janë dorëzuar në shtesë, ku e coi ndeshjen dygolëshi i Plakut e ku vendosi 11 metërshi i Kallakut për një 3-0 që e dërgon Teutën drejt Shamrock Rovers.

Ishte e qartë se D’Escaldes nuk ishin kundërshtari për të mundur kampionët e Shqipërisë, por humbja e parë i kishte përzier kartat. Ashtu si në fakt i përzjeu Edi Martini, me Sebino Plakun nga minuta e parë në krah të Seferit. Pikërisht sulmuesi shënoi golin e parë në minutën e 25, duke i dhënë shpresë bregdetarëve. Kjo edhe për faktin se d’Escaldes nuk u shfaq kurrë rrezikshëm në anët e Frashërit. Kështu Teuta shënoi edhe golin e dytë, që barazoi ndeshjen e parë, në minutën e 80, gjithnjë me këmbët e Plakut, ndërsa në shtesë, një penallti e fituar nga Gruda i dha mundësinë Kallakut të shënojë me penallti golin e kualifikimit në kohën shtesë, në minutën e 106′.

Në raundin e tretë, durrsakët i pret një rival i vështirë, skuadra irlandeze Shamrock Rovers. Ndeshja e parë do të luhet në Irlandë në datën 5 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit në ‘’Niko Dovana’’ një javë më vonë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *