Prefektura e Tiranës u ka kërkuar bashkive të qarkut, policisë vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile të marrin masa në përballimin e situatës së zjarreve në ditët në vijim.
Në një letër zyrtare, prefekti i Tiranës Mersin Murataj u ka kërkuar që të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.
Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bëjnë djegie të pakontrollueshme pasi përbëjnë rrezik për zjarre masive dhe se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.