• |
ide | kryesore

Berisha flet për gazetarët e Kosovës: Vuçiç po e përdor Edi Ramën me minishengenin!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se iniciativa e Minishengenit e filluar nga Rama, Vuçiç dhe Zaev është destabilizuese për Ballkanin. Në një intervistë për RTV Dukagjini në Kosovë, Berisha u shpreh se aleanca trilaterale nuk i shërben paqes në Ballkan, por nxit fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

Sipas Berishës, Rama po përdoret nga Aleksandër Vuçiç për të nxjerrë qeverinë e Kosovës dhe autoritetet si të vetmet me të cilat presidenti serbi nuk mund të merret vesh.

“Personalisht e gjykoj destabilizuese aleancën trilaterale të Vuçiçit me dy vasalët e tij, Edi Ramën dhe Zoran Zaev. Do ta thoja këtë edhe sikur Kosova të mos ishte një shtet i dominuar mbi 90% nga shqiptarët, por nga një kombësi tjetër. Kam bindjen e thellë se një rajon që sapo ka dalë nga konfliktet aleancat trilaterale nuk i shërbejnë stabilitet, hapësirës ekonomike, lirive të qytetarëve, por nxisin fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

Këtu thellohet bindja ime për shkak të Kosovës, sepse Rama po përdoret nga Vuçiç për ‘makeup’, për të nxjerrë qeverinë e Kosovës dhe autoritetet si të vetmet me të cilat ai nuk mund të merret vesh. Edi Rama me këto qëndrime, është bërë në vlerësimin tim një faktor që jo vetëm nuk kontribuon në stabilitet, por në të kundërtën e saj”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se nuk do të ishte kundër Minishengeit, por nëse ajo do të ishte e barabartë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Nëse nuk është Mali i Zi, Bosnja, Kosova, me Minishengenin po krijohet një aleancë politike trilaterale karshi vendeve tjera e më së shumti aleancë kundër Kosovës. Nuk është e vërtetë që po e refuzon pa motiv Kosova. Kosova po e refuzon sepse Vuçiç nuk e pranon Kosovën si të barabartë mes të barabartëve”, tha ai.

I pyetur nëse Rama po e tradhton Kosovën, Berisha argumentoi: “Unë po them këtë, kjo iniciativë, e quajtur ‘Minishengen’ ka ekzistuar përpara përveçse me Serbinë dhe jam dakord të përfshihet Serbia, por nuk jam dakord që të përjashtohet Kosova pse përfshihet Serbia.

Nuk jam dakord që kjo nismë të mos jetë një nismë strikte mes shteteve të barabarta. Nëse ne në një mënyrë apo tjetër pranojmë hegjemoninë e Serbisë ne bëjmë një gabim fatal.

Rama duhet t’i thoshte vucic se kjo nismë mund të ketë jetë vetëm mes shteteve të barabarta. Unë e kam dëgjuar Kurtin, që thotë se duam vetëm barazi”



10 Comments

    1. Non grada from usa ta ktheu pergjigjen shume bukur. Vetem te mencurit mund ta kuptojn. Ndersa juve qe ju ka mbet ora ke muhabetet e kafeneve te 95 me spiuna dhe me diversant edhe me syt qe tua bejn bam aq e keni horizontin. Pini nje teke raki nja dy qofte dhe beni si te mencur sikur te kapni ngusht. Ohhhh zot megjithate arritje eshte se te pakten dini shkrim e kendim, ashtu calaman por shkruani dy rreshta te pakten.

  1. Kur ben diversion dhe plaku mere per dy kryemafjozet e dy vendeve respektive ….kesaj i thone hapu dhe dhe futi brenda…

    1. Pa na i shpjego pak ti kte diplomacin e holle te edi rames. Na ilumino mendien te lutem.
      Se sado qe rrotullojm trurin prap skuptojm gje. Injorant hesapi! Na trego te lutem!

    2. hahahahaha. Dinamika e diplomacise se Edi Rames….. sa bukur e thote “saflloqexhiu”. Aq dinamike e bukur saqe pasi i “hapi tre here negociatat”, po i thote Europes po deshet hajde futuni ju ne minishengenin jugosllav se sja vlen te futemi ne ne Europe. O te qifsha Edi Ramen mor patronazhist i devotshem. Spo te shaj nga gruja a plaka, po aty ku te “dhemb”? me shume.

  2. Per Edi RAMEN TE GJITHE KANE TE DREJTE QE TA AKUZOJNE E TA BOMBARDOJNE PER PADREJTESI E PER ZULLUME, POR VETEM TI BERISHA NUK MUNDESH SE JE VETE I ZHYTUR NE TRADHTI E KORRUPSION . TY TANI SI PATROIT , SI DEMOKTRAT DHE SI I NDERSHEM TE KA SKUALIFIKUAR DUKE TE DENUAR TY SHBA ME “NON GRATA”, E NDOSHTA NJE GJE TE TILLE E MERITON EDHE EDI RAMA.

    Berisha largohu se je bere teper i neveritshem dhe i peshtire, mashtrues, hipokrit, genjeshtar e i paturp , tani kur te kane rene puplat po na del patriot face-book-u. Historia t’i ka shenuar te gjitha prapesite e tradhtite tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *