• |
ide | kryesore

Berisha thumbon Yuri Kim: Paratë e taksapaguesve amerikanë nuk duhet të shpenzohen kështu!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një kunjë për ambasadoren amerikane në vendin tonë duke shprehur shqetësimin për përdorimin e taksapaguesve amerikanë përmes një marrëveshjeje të cilën ai e cilëson “fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme”. Bëhet fjalë për marrëveshjen për menaxhimin e dosjeve gjyqësorëe të mbetura stok, si pasojë e vonesave në gjykimin e dhjetëra mijëra çështjeve gjyqësore.


Berisha thotë se Instituti East-ëest, që ka marrë përsipër të menaxhojë rreth 100 mijë dosje gjyqësore të mbetura stok, i përket Delina Ficos, aktualisht bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish bashkëshorte e Kryeministrit Edi Rama.


“Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore” shkruan Berisha që flet për “pazare” mes Delina Ficos dhe kryetares së KLGJ-së Naureda Llagëmi në këtë marrëveshje.

Sipas Berishës, paratë që do të shpenzohen në këtë projekt janë të taksapaguesve amerikanë, ndaj ai komenton se: Nuk besoj se parate e takspaguesve amerikan duhet te shpenzohen per projekte te grave te ministrave te nje qeverie nder me te korruptuarat e planetit dhe qe punon dite e nate kunder opozites se vendit.

Shqetësimi për keqpërdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë u ngrit nga Yuri Kim disa javë më parë, pas arrestimit të ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda. Pas operacionit të SPAK, Kim kërkoi ndëshkimin e atyre që abuzojnë jo vetëm me paratë e shqiptarëve, por edhe me ato të amerikanëve.

“Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët (përfshirë shtetasit amerikanë taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë) për të majmur kuletat e vetes ose të ‘miqve’ të tyre. Është një krim”, shkruajti Kim pas arrestimit.

Pikërisht, të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe sot Sali Berisha, të cilin shpallja “non grata”, duket se nuk e ka kompleksuar për t’ia hedhur një kunjë ambasadores amerikane.

STATUSI I PLOTE I BERISHES

A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-Ëest dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100000.
Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te taksapaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.
Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti East-Ëest qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendahem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.
Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.
Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkeshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.
Se dyti nuk besoj se parate e takspaguesve amerikan duhet te shpenzohen per projekte te grave te ministrave te nje qeverie nder me te korruptuarat e planetit dhe qe punon dite e nate kunder opozites se vendit. sb

6 Comments

  1. Berisha ishte kapur në bisedime me Arkanin dhe Bullatovic. Gjithashtu shteti kishte hyrë në krim me vrasjen e gazetarit Ali Uka dhe të aktivistit Remzi Hoxha.
    Pas kësaj hapej një epokë tjetër. Epoka më e afërt ishte ajo e vitit 1997, kur presidenti u rizgjodh me grusht shteti, kur nisi plani i sulmit luftarak mbi popullsinë e jugut dhe u hapën depot e armëve që njerëzit të vriteshin ‘mes vedi’.
    Pastaj epokat e tjera si këto…
    Luzim Basha nuk di pse e hapi mitin e asaj vrasjeje. Më e mira do të ishte sikur natën e qelisë, shkurt ‘96, shteti të kishte dhënë urdhër që të na eliminonte të gjithë ne gazetarët. Të paktën nuk do të kishte më gojë.Shpellkari salih flet per korupsionin e znj Kim dhe nuk flet per korrupsionin familjar të berishajve per 20 vjet

    1. Po c’mut gazetar je ti or rroskop i paemer i ores 15:31 ??!!
      Plaku i hekurt asht i vetmi i besuar i Shqiptareve.
      Nuk ka kene dhe nuk asht ENGJELL.Ka edhe ai te zezat e tija.Por ato nuk krahasohen me ato te kryemashtruesit Paulin Rama.
      E sa per 97-ten,depot i hapen socialistet e Vlores.Ato ishin keq per kobure.Helbete nga Vlora GJALLICA,fondacioni POPULLI,VEFA HOLLDING,XHAFERI(i Fierit)ngjitur me Vloren,Firma CENAJ,….
      Skafet me MAMAHUANA,Transporti klandestineve te mbytur me qellim nga Vlonjatet e MAFIAS…OTRANTO varreze masive e tyre.
      Dhe fundi i shkurtit 1997,studenti i universitetit I.QEMALI,dha shenjen me shkrepje te pistoletesTT te vjedhur ne baterine kunderajrore tek kodrat qytetit famakeq VLore.
      SHKETRRIMI REAL I SHQIPERISE 1997 STARTON NE V L O R E.

  2. Jane keto denoncime te Sali Berishes, te guzimshme, te qarta, te thjeshta qe kane rezultuar te

    verteta , aresyeja se pse lobingjet e Rames e atryre qe mbeshtesin Ramen kane bere qe ai te

    shpallet non grata. Kush do te kishte guximin pervec sali berishes te bente nje denoncim te tille

    apo mijera denoncime te meparshme si ai i fikjes se radarve per te kaluar trafikantet , krijimi

    i linjave ajrore te transportit te droges qe rilindasit talleshin se jane avion mushkonjash derisa

    avioni mbeti ne rreren e Divjakes e qindra e mijera raste te ngjashme qe kane bere qe Sali

    berisha te jete “Institucioni” me i besuar i shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu