• |
ide | kryesore

DASh: Shqipëria një vend i papërshtatshëm për biznesmenët amerikanë

-Instant, Kryesore



Pavarësisht nga fjalët që u thonë vendasve diplomatët amerikanë që merren me Shqipërinë, kur vjen puna për shtetasit e tyre ata u tregojnë të vërtetën. Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve (2021) Shqipëria mbetet ende një vend ku është e vështirë të bësh biznes të ndershëm dhe me rregulla. “Pavarësisht nga një kornizë e shëndoshë ligjore dhe përparimit në e-reformat, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, konkurrencën e padrejtë, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si problemet e vazhdueshme në Shqipëri” thuhet në këtë raport i cili pasqyron prej gjashtë vitesh pot ë njëjtat problem që nuk kanë pasur asnjë përmirësim.

Po ashtu si në dokumentat e gjithë institucioneve ekonomike ndërkombëtare edhe në raportin e DASH theksohet rolli negative i koncesioneve dhe PPP-ve. “Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të PPP janë shqetësime të vazhdueshme” thuhet aty.

Pra vendi sipas DASH është larg së qeni një Eldorado për investitorët amerikanë sepse “Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë”.
Në raportin e këtij viti të Departamentit të Shtetit vërehet se shumë investitorë të huaj ankohen se korrupsioni gjyqësor endemik dhe procedurat joefikase gjyqësore minojnë mbrojtjen gjyqësore në Shqipëri dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Disa investitorë të SH.B.A.-së janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.
Në 2019 dhe 2020, përpjekja për investime e një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin. Çështja tani është në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Pra nëse prej kohësh ekziston një debat për mungesën e investimeve të huaja serioze gjatë periudhës së qeverisjes së Edi Ramës, ku mungon tërheqja e kompanive të mëdha, ky raport e ka një përgjigje: Shqipëri nuk është një vend i përshtatshëm me liritë e duhura ekonomike për të bërë biznes.

Pak a shumë në një konkluzion të ngjashëm kana arritur edhe Transparency International në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2020, po ashtu edhe Banka Botërore me studimin “Të bësh biznes 2020”.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Berisha ishte kapur në bisedime me Arkanin dhe Bullatovic. Gjithashtu shteti kishte hyrë në krim me vrasjen e gazetarit Ali Uka dhe të aktivistit Remzi Hoxha.
    Pas kësaj hapej një epokë tjetër. Epoka më e afërt ishte ajo e vitit 1997, kur presidenti u rizgjodh me grusht shteti, kur nisi plani i sulmit luftarak mbi popullsinë e jugut dhe u hapën depot e armëve që njerëzit të vriteshin ‘mes vedi’.
    Pastaj epokat e tjera si këto…
    Luzim Basha nuk di pse e hapi mitin e asaj vrasjeje. Më e mira do të ishte sikur natën e qelisë, shkurt ‘96, shteti të kishte dhënë urdhër që të na eliminonte të gjithë ne gazetarët. Të paktën nuk do të kishte më gojë.

    1. Unë jame Erjone Qela nje gjygjtaret kriminel hajdute se për pare nuke gjykone as vrasit e femiveMe vendimi e sotem drejtsija e re vdiqe dhe u varrose pa lindureb thotë:

      Po si Ameriken do zhvillohen biznes në Shqiprie??? Po Ku të le Gjine Gjoni me shoke Shkelzen Berisha dhe gjyqtaret kriminel si Erjone Qela

  2. I pershtatshem per qifen gazhelin tigrin elisen eldin e doganes celen e doganes pidhin e ropve te rames por jo per shqiptaret

  3. Po mire jua ben rilindja qe i qifsha fisin. Kur dorezoheni dhe ju mjere miteti arnavuto-taleban skipetari.

  4. Se kam degjuar asnjehere nga Kim apo stafi I saj sorosian kete konstatim.

    Komentohe znj.ambasadore pasi nuk le trapllik pa komentuar

  5. Shqupsat bojn sikur harrojn se kompania amerikone e duty free u perzu nga shqiperia me ndihmen e sistemit gjyqsor te korruptuar te plepave.

    1. Nuk ka patur kompani amerikane ne duty free shop por nje gjermane ( aksioner kontrollues jo gjerman) prandaj mos ja fut kot.
      Fitoi gjyqin nje kompani shqiptare , pavaresisht se qeveria favorizonte kompanine e huaj. Nuk beri ankim nderkombetar pasi nuk kishte te drejte kompania gjermane.
      Mos shpifni kur nuk dini gje.
      Te kujtoj edhe dicka.
      Di ti perse u terhoq SIMENS ?Di ti, i pa emer , se kush e ka dhe si po menaxhohet koncesioni i aeroportportit , qe ka nja 10 mije here me shume vlere se dy dyqane duty free?
      Shqiptaret nuk paguajne per duty free por per biletat e kripura.
      Si flet ti i pa emer , i bie qe te bejme lajm se u rrit cmimi i butoxit, pa ushqimet e taksat le te rritet ne stratosfere, nuk ka problem.

  6. duan privilegje.
    s’duan ligje e taksa
    dhe ankohen

    gjithe biznesi oligarket vendas ankohet qeverriut. duan privilegje, ngrejn zerin
    kjo esht qasja edhe nderkombetarisht

    1. Nuk kane si te futin ne bilancet e kompanive rryshfetin, qe eshte i larte, se po i kapen futen ne burg ne vendet e tyre, kjo eshte veshtiresia e kompanive te huaja.
      Shihni kompanite kineze qe nuk ankohen.Ato jashte Kines kane te drejte te japin ryshfet, dhe ia deklarojne shtetit kinez si shpenzim.

  7. Por siç e kemi parë, opozita gjithë ditën sulmon Reformën në Drejtësi dhe diplomatët perëndimorë që e mbështesin dhe në darkë qan për viktimat e drejtësisë së korruptuar. Kjo tregon se sa larg shqetësimit real për klimën e biznesit ndaj investitorëve të huaj është opozita dhe sa afër dhunuesve të saj. Personazhin kryesor të kësaj historie e kishte kandidate në listat për deputete me 25 Prill dhe e hoqi pas reagimit te ambasadës se SHBA.

  8. . Pas 17 majit 2017, njerzit e afert te Bashes moren demshperblim 15 milione euro per nje kulle te shembur nga qeveria Rama ne Ujin e Ftohte ne Vlore. Pas 25 prillit 2021, ne media qarkullojne lajme per pjesemarrjen e nje firme te kunatit te Bashes ne skemen 2 miliard euro te ndertimit te portit turistik te Durresit. Nderkohe, qarkullojne edhe zera ne hollet e hoteleve per interesa te kryqezuara me “oligarke” te te dyja kraheve…

  9. Per biznese nuk mund te jete i pershtatshem por per te hedhur plehrat Amerika ketu eshte vend i mire.

    Per te bere tregti armesh eshte vend i mire, per te strehuar cdo arab qe ju duhet eshte vend i mire, per te sjelle e bere tregti me te gjithe plehrat e botes eshte vend i mire.

    Shqiperia e Ramavirus eshte nje kazan m… ku lali hajduti i hedh nga nje spruco qe te vije era edhe me …

    USA TALL K… Ndersa Neokomunistet bejne sikur po i djeg zemra per USA.

    K… vend per K… njerez dhe nje idiot VLLEH ne krye eshte OK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *