• |
ide | kryesore

Flet një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci: Një 16 vjeçar ma ka shpëtuar jetën (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fatjon Binakaj, njëri nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik, që ndodhi mëngjesin e të dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, ka folur sot për mediet kosovare rreth ndodhisë dhe mënyrën se si shpëtoi.

Djali pohon për T7, se ia ka shpëtuar jetën një 16 vjeçar, që e ka nxjerrë nga autobusi.

“Një djalë 16 vjeçar më ka shpëtuar jetën, më ka nxjerrë prej autobusit e pas 20 minutave më ka ardhë vetëdija. Unë nuk kam marrë lëndime shyqyr prej Zotit, më kanë bërë grafitë dhe kanë dalë shumë mirë”, ka deklaruar u mbijetuari.

Sot në mëngjes kanë arritur në Kosovë trupat e pajetë të 3 emigrantëve të vdekur në aksidentin e së dielës.

Trupat e viktimave në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim. Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shkuar në Vermicë për t’i pritur trupat e pajetë të personave që humbën jetë në aksidentin tragjik në Slavnako Brod të Kroacisë.

Latifi tha se ai doli t’i presë viktimat në shenjë respekti dhe solidarizimi dhe shtoi se bashkëndjenë dhimbjen me familjarët e tyre.

“Dola në shenjë të respekti, mirënjohës dhe solidarizimi dhe bashkëndjejë me dhimbjen e familjarëve dhe qytetarëve të Kosovës për këtë tragjedi që ka ndodhur në Slavnoski Brod. Janë 10 qytetarë që kanë vdekur, dy janë nga komuna jonë, dhe njëra është vajza 18 vjeçare, Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe tjetri është Kujtim Kastrati 40 vjeçar nga Malësia e Madhe. Kemi edhe qytetarët që tragjikisht e kanë humbur jetë”, tha Latifi.

10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur autobusi nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ndodheshin 69 pasagjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=5h4ATEGYxrs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *