• |
ide | kryesore

Harry Kane, vrasësi i Michael Jackson: faqja spanjolle e Wikipedias manipulohet, anglezi bën humor

-Instant, Sport



Ka pak raste kur një temë aktuale është “manipuluar” në enciklopedinë më të madhe të internetit, Wikipedia. Protagonisti, apo viktima e fundit, e këtij hezitimi? Sulmuesi i Tottenham dhe Anglisë, Harry Kane. Ndërsa zërat e merkatos për largimin e tij hipotetik te Manchester City, për shumën e frikshme prej 150 milionë euro po çmenden gjithnjë e më shumë, anglezi është ‘akuzuar’ për vrasjen e Michael Jackson.

Siç mund të shihet në përshkrimin në faqen e tij spanjolle në Wikipedia, futbollisti dyshohet se ishte vrasësi i një prej yjeve më të mëdhenj të pop-it që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e muzikës moderne. “Është i famshëm se është akuzuar për vrasjen e Michael Jackson në 2009, edhe pse u shpall fajtor nga gjykata, në një gjyq që zgjati pak më shumë se 7 muaj,” lexohet në enciklopedinë e lartpërmendur, në paragrafin e dytë që shoqëron emrin e lojtarit të Spurs. E në këtë rast King Kane nuk i mbetet gjë tjetër vecse ta marrë me sportivitet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *