• |
ide | kryesore

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin ndaj 18 gjyqtarëve e prokurorëve nga Elbasani në Vlorë e Tropojë

-Instant, Lajme, Të fundit



Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar se janë mbi 3900 ankesa, që po administrohen dhe trajtohen. Me anë të një njoftimi për mediat, ILD thekson se ka nisur procesi hetimor dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë) në Gjykatat e Prokuroritë e rretheve Elbasan, Vlorë, Dibër, Tropojë, etj., mbi problematika që lidhen me institutin e lirimeve para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike.

Paralelisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur inspektimet tematike e institucionale pranë gjykatave, zyrave të prokurorive dhe administratave të tyre, me objekt respektimin e legjislacionit procedural penal, mbi kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. Ky inspektim po kryhet pranë prokurorive të rretheve gjyqësore Shkodër, Fier e Vlorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *