• |
ide | kryesore

“Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim”: Brdaric i bindur se di ti mposhtë qipriotët në Loro Boriçi

-Instant, Sport



“Janë një ekip me më shumë buxhet, kanë rroga dhe kushte më të mira. Gjithsesi, ne treguam atje se jemi një ekip. Këtu kemi avantazhin e tifozëve. Lojtarët e mi janë gjithmonë të bindur dhe gjithmonë gati për të bërë atë që kërkoj unë. Duke llogaritur edhe tifozët, unë jam i bindur për fitore”. Me këto fjalë tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric nis sfidën e vigjiljes së kthimit kundër AEL Limasol. Në fakt, Raundi i tretë i Conference League është vetëm dy gola larg dhe Vllaznia duhet ti shënojë përpara publikut të saj në Loro Borici për të shkuar më larg se asnjëherë tjetër në kompeticionet europiane.

Sido të shkojë ndeshja me AEL Limasol Vllaznia ka entuziazmuar një qytet të tërë, me një sezon të kaluar që u përmbyll në mënyrë të shkëlqyer e që po vazhdon i tillë edhe në Conference League. Kjo është edhe arsyeja që gjermani ka dashur ti kujtojë të gjithëve cfarë ka kaluar Vllaznia për të qenë këtu: “Jam krenar për këtë që kemi arritur, edhe Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur në këtë fazë. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej. Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim. E kemi lënë pas ndeshjen në Qipro, jemi të përqendruar për të bërë disa ndryshime themelore dhe profesionale në nivelin e lojës, për të kuptuar nga gabimet, në mënyrë që të fitojmë.”

Problemet shëndetësore të hasura përpara ndeshjes në Qipro tani janë lënë pas dhe tekniku gjerman ka një kontigjent të plotë për sfidën e kthimit. Në Loro Borici, Vllaznia ka kujtime të mirë në këtë edicion të turnout, duke përmbysur disfatën 3-1 ndaj Siroki Brijeg me një 3-0 që nuk la asnjë dyshim e që i projektoi kuqeblutë si kundërshtarë të Limasol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *