• |
ide | kryesore

Kanye West ndan me ndjekësit dhomën ku po qëndron për të përfunduar albumin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West po i kushton vëmendje maksimale albumit të tij të 10-të ‘Donda’, në një studio, për të përmbushur afatin e datës së tij të publikimin. Dhe për këtë, ai po fle në një dhomë shumë të vogël derisa të përfundojë punën e tij.

44-vjeçari, u ka dhënë fansave mundësinë për t’i hedhur një sy dhomës ku ai po qëndron, brenda stadiumit Mercedes Benz të Atlantës, e cila është shumë minimale për një burrë me një pasuri me vlerë mbi një miliard dollarë.

Dhoma e zhveshjes, me mure dhe dysheme gri, nuk ka as një dritare dhe është e pajisur me një gardërobë dhe rafte, një televizor të montuar në mur dhe një shtrat të vetëm me një dyshek të bardhë dhe vetëm me një jastëk të sheshtë. Kjo dhomë mund të jetë si një sinjal se ‘Donda’ mund të jetë një nga veprat e tij më të mira. Donda – është emri i nënës së tij të ndjerë, e cila vdiq në 2007-ën në moshën 58-vjeçare për shkak të ndërlikimeve nga kirurgjia kozmetike – është albumi i 10-të i reperit, që nga viti 2019, Jesus Is King.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *