• |
ide | kryesore

Kishte kaluar ilegalisht kufirin, emigranti shqiptar i ofron 20 euro doganierit në kthim dhe arrestohet

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Kapshticë për shkak se akuzohet se i ka ofruar para policisë kufitare.


K. D., 26 vjeç, banues në fshatin Labinot, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.


“Goditet një tjetër rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi K. D., 26 vjeç, banues në fshatin Labinot, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë shoqëruar 26-vjeçarin K. D., për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

2 Comments

  1. Per tentative korruptimi me 20 euro arrestohet i riu. Tani po. mund te thuhet me plot gojen se

    reforma ne drejtesi po funksionon. Ska gje se per kanabizimin e krejt Shqiperise dhe lidhjet me

    bandat e trafikut ish-ministri lihet i lire, per fallsifikimin e tenderit 40 milion euro te unazas se

    re , Gjinkuri e Afrim Qendro “gradohen”, per 110 milion euro te Beccettit nuk i hyn kujt ferra ne

    kembe, per vjedhjen e zgjedhjeve te faktuara nga pergjimet e botuara ne gazeten “Bild” nuk

    ka kompetence SPAK apo per vrasjen e 26 vetave ne gerdec paska kaluar afati dhe autoret

    krekosen ne karriken e depudetit, e rendesishme eshte te arresohet i riu qe po korruptonte

    dynjane me 20 euro. Po ketu nuk merr qofte edhe nje sherbim te vetem ne administraten

    publike apo ne spitalet publike pa ju njomur xhepin jo me 20 euro se ate ja bejme hallall

    por me mijera ero si ne spitale apo te agjensine e kadastres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu