• |
ide | kryesore

“Nuk futemi në fushë të dorëzuar”: Daja karikon Partizanin, por duhet t’i rikuperojë 3 gola Baselit

-Instant, F1, Sport



“Ne duhet të jemi me këmbë në tokë, ata kanë një ekip shumë cilësor edhe me traditë që nga viti 2000, ku marrin pjesë në kompeticione europiane dhe kanë marrë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve”. Një humbje 3-0 kundër një skuadre si Basel natyrisht që lë shumë pak shpresa në kthim për Partizanin, por të kuqtë e Ilir Dajës, nuk duan ta luajnë ndeshjen si të dorëzuar dhe do të provojnë të bëjnë më të mirën në 90 minutat e kthimit në Elbasan Arena e kjo ndihet edhe në fjalët e teknikut të të kuqve Ilir Daja në konferencën për shtyp. “Në ndeshjen e parë, kanë bërë një hap të madh – analizoi Daja -. Ne do të futemi në fushë jo të dorëzuar, por që të paktën të bëjmë më të mirën e mundshme përballë tifozëve tanë. Shpresoj që nesër të jenë sa më shumë të pranishëm në stadium që ta ndjejmë suportin e tyre, që na ka munguar prej më shumë se një viti”.

Një mënyrë e tillë e impaktit me ndeshjen është natyrisht në ADN e klubit, por është kuptuar edhe nga intensiteti i treguar në vigjiljen para ndeshjes me zviceranët. Përplasje të ashpra në stërvitje, grintë e dëshirë për tia bërë jetën të vështirë Basel edhe përmes befasive taktike. Daja pasi ka provuar të marrë rezultat në Zvicër, pa sukses, po tenton edhe eksperimentimin për ta vënë në një farë mënyre në vështirësi kundërshtarin favorit në ndeshjen e kthimit. Kështu, Bardhi para mbrojtjes është një ide, ashtu si Murataj në krah të ofensivës, situatë që ka krijuar rivalitet e ego në stërvitje edhe për Cardoson, Carën e Junior: “Ne jemi një ekip që jemi ndërtuar këtë merkato, sepse patëm shumë largime. Duhet të kemi parasysh se nëse do t’i lëmë shumë hapësira Baselit, do të na ndëshkojnë, pasi janë një ekip me shumë kualitet. Ne e dimë që nuk kemi çfarë humbasim, por do të futemi në fushë të ndërtojmë lojën tonë, në mënyrë që të jemi grup në të dy fazat e lojës. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë që të paktën këtu të bëjmë një paraqitje sa më e mirë të jetë e mundur”, tha tekniku i kryeqytetasve.

Theksi taktik i përgatitjes para ndeshjes, që do të luhet në orën 20.00 të enjten, është bërë pikërisht në këndvështrimin e surprizimit të Xhakës e të tjerëve. Në këtë konteskt vlejnë shumë edhe goditjet standarte, të cilave Daja i ka kushtuar vecanërisht kujdes, duke e bërë të qartë se për kualifikimin misioni ngjan si i pamundur, por të kuqtë duan ta bëjë Basel të djersijë shumë për të marrë rezultat në Shqipëri…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *