• |
ide | kryesore

Përmbytje dhe rrëshqitje toke, moti i keq përfshin veriun e Italisë

-Instant, Lajme, Planet



Moti i keq me shira të rrëmbyer ka përfshirë veriun e Italisë gjatë së martës duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Situata ka qenë më e rëndë në qytetin e Komos ku disa rrugë u kthyen në lumenj. Pamje të tmerrshme u shpërndanë në rrjetet sociale ku uji merrte gjithçka i dilte përpara në rrugët, ndërsa rrëshqitje toke pati pranë liqenit të Komos.

Disa fshatra u izoluan për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të cilat bllokuan rrugët, ndërsa uji u fut në shumë banesa dhe disa automjete u zhytën tërësisht në rrugët e shndërruara në lumenj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *