• |
ide | kryesore

“Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori”: Calja entuziast pas vendit të katërt në Tokio 2020

-Instant, F1, Sport

Medalja do të kishte qenë qershia mbi tortë, edhe ajo e bronxtë të cilës i shkoi vetëm një kilogram larg. E megjithatë, vendi i katërt në Tokio 2020 e ka ekzaltuar peshëngritësi shqiptar Briken Çalja, që në përfundim të garës, u ndal të fliste për arritjen e tij duke u shprehur se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për të: “Me rezultatin jam jashtëzakonisht i kënaqur. Mos të harrojmë se në shtytje dola i treti, një rezultat fantastik. Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori shqiptare. Mos të harrojmë se unë kam zënë vendin e gjashtë në Londër, të pestin në Rio” tha Calja.


Në një prononcim për ‘’Koha Ditore’’, peshëngritësi ka vazhduar më tej, pa e fshehur mërzinë që i shkaoi kaq pranë medaljes pa arritur ta marrë: “Isha vetëm një vend larg medaljes, por ky është sporti. Është rezultat historik. Dua të falënderoj familjen time jashtëzakonisht shumë, për shkak se kemi kaluar një situatë jo të mirë. Falënderoj Zotin që ka dal mirë gjithçka. Duhet të jemi të lumtur për rezultatin, është rezultat historik dhe jam shumë i lumtur”.


2 Comments

  1. Po te lumte , vertet eshte fitore e madhe. Sa mire do te kishte qene qofte edhe nje medalje olimpike ne kete olimpiade per Shqiperine, sepse historia shenon fituesit, kampionet, shenon medaljet. Urime dhe suksese te metutjeshme ne garat dhe kampionatet e ardhshme

  2. I dhjere por krenar! Olimpiaden tjeter del ne pension ky bosi.

    Te pakten te kishim kaluar Bermuden me medalje! Megjithese shpresa vdes e parafundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu