• |
ide | kryesore

SHBA kthen maskat në ambientet e mbyllura dhe për personat e vaksinuar

-Instant, Lajme, Planet



Amerikanët e vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit duhet të mbajnë përsëri maskat në ambientet e mbyllura në shtetet ku Covidi po përhapet me shpejtësi, kryesisht varianti Delta. Lajmi u dha nga autoritetet amerikane të mërkurën. Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rekomandoi studentët, mësuesit dhe nxënësit nga mosha 12 vjeç, që të mbajnë maskat, edhe nëse janë vaksinuar.

“Po përballemi me një tip evaziv të virusit, që zhvillohet çdo ditë”, tha shefi i sëmundjeve infektive Anthony Fauci.

E vetmja zgjidhje, sipas ekspertëve të shëndetësisë është vaksina. Edhe sipas presidentit Biden, vaksinimi dhe mbajtja e maskës do t’i ndihmojë Shtetet e Bashkuara që të shmangin karantinën, mbylljen e shkollave dhe rikthimin atje ku bota ishte prej marsit të 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *