• |
ide | kryesore

Shpjegimi i Brataj: Si të dallojmë virozat nga varianti Delta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fluksi në urgjenca gjatë ditëve të fundit ngre dyshime nëse kemi të bëjme me virozat e stinës apo është rritur numri i të prekurve me variantin Delta të COVID.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se simptomat e virozave të stinës janë të njëjta me variantin Delta.

“Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjedhja dhe diarre” tha ai.

Por si ta dallojmë virozën nga Delta? “Sigurisht që nga simptomatologjia nuk ka ndryshim dhe ne e dimë që në këtë moment predominon Delta dhe brenda verës është thënë që ky mutacion do të dominojë mbi 80%. Ta konsiderojmë si Deltë atë shfaqen e simtomatologjisë, jo si rrufë, duke përjashtuar nëse kemi ngrënë diku dhe shenjat na shfaqen në grup, por nëse është vetëm një person duhet ta konsiderojmë si Delta” tha ai në “ABC”.

“Virozat e stinës janë të lidhura me temperaturat dhe ushqimet që përdorim të gjithë. Sidomos ato që kanë të bëjnë me rrufën, këtë vit korrespondon edhe me COVID dhe variantin e ri Delta dhe mund ti ngatërrojë të dyja. Duhet të jemi më shumë të kujdesshëm, të përjashtojmë Deltën dhe pastaj të merremi me virozat e stinës, sidomos te fëmijët me vjedhjen apo diarrenë. Në këtë moment nuk është më ajo frika e virusit që ishte gjatë pandemisë. Shqetësuese për njerëzit tani është që është konfirmuar edhe Delta. Shtimi i numrit ka të bëjë me stinën, por edhe praninë e virusit” tha më tej ai.



3 Comments

  1. Vazhdojnë mashtrimet me CovIdjotët dhe delet mbajnë rradhën për të marrë helmet e KillGates me vaksinat vrasëse

  2. Sipas shkencetarit qe ka studiur HIV dhe eshte me cmim nobel ne 2008, Luc Montagnier te gjithe ata qe kane bo vaksinat do vdesin per nje kohe te shkurter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *