• |
ide | kryesore

“Turp për shtetin që Fidel Ylli dhe Elez Gjoza bëhen trajnerë”: komenti i trajnerit për Caljan ‘fik’ ministren

-Instant, F1, Sport



Vendin e katërt të Briken Çaljes në Tokio 2020 kanë dashur ta festojnë të gjithë, ashtu si zakonisht personalitetet shtetësore duan një pjesë të protagonizmit, por këtë herë cështja ka marrë një rrugë tjetër përmes një shkelje skandaloze që është bërë: peshëngritësi që synonte medaljen ishte në Japoni pa trajnerin e tij.

Pikërisht në urimin e Ministres Evis Kushi, për të përshëndetur arritjen e sportistit, ka ardhur edhe një kritikë djegëse që ka zbuluar abuzimin. Një figurë e njohur e peshëngritjes, trajneri Leonard Toska, ka denoncuar absurditetin e mosdërgimit në Tokio, me Çaljen, të trajnerit të tij, ndërsa në vend të tij rolin në Olimpiadë e ka kryer presidenti i FSHP-së, Gjoza. “Zonja Ministre, keqmenaxhimi i Elezit dhe i Fidelit kur këta dy zotërinj janë bërë trajnerë, është turp për shtetin shqiptar”, shkruante trajneri i skuadrës së Shtërmenit.



3 Comments

    1. O ju idjotet e lapsit si nuk ju vjen turp qe flisni vetem llogje o injorant po cfra faji ka ministrja se briken calja nuk mori dot medaljen po sporti keshtu e ka edhe nuk esht e then te fitosh gjithmon po gazetar idjot injorant si puna juaji dalin neper medja e portale flini llogje ju si portal jeni komplet shpifes vetem shani ven e pa ven genjeni shpifni dhe sajoni historira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *